• |
ide | kryesore

Bie sistemi i Facebook, Whatsapp dhe Instagram

Paparazzi, Slider



Nëse mesditën e sotme  keni pasur probleme Facebook, Instagram dhe Whatsapp, nuk jeni të vetmit, pasi janë konstatuar  probleme në të gjithë botën.

Mediat e huaja shkruajnë sot se shërbimet e Facebook po përjetojnë vështirësi teknike, me përdoruesit në Evropë, Malajzi dhe disa pjesë të SHBA-ve që raportojnë mungesën e qasjes në Facebook, Instagram dhe Whatsapp.

Problemet janë vënë re edhe në Shqipëri, pasi hyrja në “Faceb0ok” është bërë e pamundur për shumë përdorues, ashtu si edhe dërgimi i mesazheve apo veprime të tjera.

Ndërkohë nuk ka ende sqarime se çfarë ka ndodhur me këto platforma. Mijëra përdorues kanë reaguar në Twitter duke shfaqur problemin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *