• |
ide | kryesore

Berisha merr fjalën në Kuvend, futet live në ‘FB’

Lajme, Të fundit



Pas kaosit të krijuar sot nga opozita, Kuvendi njofton mbylljen e seancës plenare. Ndërkohë Berisha pasi ka bllokuar foltoren ka folur live nga ‘FB.

Ai ka zgjedhur që pas bllokimit të nisjes së seancës parlamentare në Kuvend nga deputetët e opozitës, të jetë pranë qytetarëve në një mënyrë tjetër. Ashtu siç kishte premtuar, opozita ka vendosur të nisë rezistencën në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët e saj kanë bllokuar sallën plenare, në nisje të punimeve të radhës.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Deputetët e opozitës fillojnë sot qëndresën e tyre permanente sepse ky parlament është shndërruar në një institucion personal të Edi Ramës dhe Lindës së parlamentit, që e drejton këtë institucion në mënyrën më amorale, më të turpshme, më antikushtetuese, më antiligjore.

Unë ju rikujtoj ju se ne deputetët, që përfaqësojmë qytetarët shqiptarë që kanë votuar kundër kësaj qeverie, kemi dorëzuar në parlament gjatë këtyre dy viteve, në përputhje me mandatet tona, 31 ligje dhe rezoluta, të cilat Edi Rama me Lindën e tij, i mban në sirtar dhe nuk lejon që ato të vijnë të shqyrtohen, të diskutohen në parlament.

Së dyti, në emër tuaj, në emër të qytetarëve opozitarë, deputetët e opozitës në mënyrë të vazhdueshme kërkojnë në komisione paraqitjen e ministrave dhe ata me urdhër të Edi Ramës, refuzojnë të paraqiten duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Së treti, pas komisionit hetimor parlamentar të djegësave, në të cilën Edi Rama, ministrat e tij dhe një pjesë e madhe e nomenklaturës së krimit, dilte e implikuar, deputetëve të opozitës i është hequr e drejta e krijimit të komisioneve parlamentare.

Në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, janë kthyer gjer sot 5 nisma, 5 kërkesa për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare. U refuzua kërkesa e komisionit hetimor parlamentar për McGonigal, një nga veprimtaritë më të shëmtuara, më kriminale, në të cilën Edi Rama, Dorian Duçka, Charles McGonigal dhe Agron Neza kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal. Ata kanë abuzuar me pushtetin e tyre dhe janë vërsulur në manipulim dosjesh dhe shpifjesh për opozitën.

Ata kanë instaluar në Shqipëri sistemin e gjobëvënies ndaj biznesmenëve të vendit, ndërkohë që McGonigal ishte në detyrë, shef i kundërzbulimit të FBI në SHBA. McGonigal ka pranuar për dosjen shqiptare, të gjitha akuzat e ngritura nga juria e madhe dhe prokuroria e SHBA. Por në secilën prej atyre akuzave, bashkëfajtor me McGonigal është Edi Rama, Dorian Duçka, Agron Neza.



7 Comments

  1. Pu pu pu… si eshte katandis!

    Eshte bere per gjynaf i ziu!

    Po te mos ishte per te pafajshmit qe vrau e sakatoi ne 97-en… do me vinte shume gjynaf.

      1. Ja ca niveli i ulet jeni!

        Ju nuk meritoni te futeni as ne keshillin e administrimit te pallatit e jo me ne parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *