• |
ide | kryesore

Berisha nuk largohet nga foltorja: Beteja sapo ka filluar…

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha, edhe pse në errësirë, ka vendosur të qëndrojë në sallën e Kuvendit.

Berisha ka deklaruar nga foltorja e Parlamentit se kjo është dita e parë e betejës së opozitës.

Si grup gangsterësh, fikën dritat dhe u larguan. Ata treguan se çfarë përfaqësojnë. Ju garantoj se në parlament do të zhvillohet një nga betejat. Kjo është dita e parë e betejës tonë, këtë betejë e kemi detyrë tonën. Kjo qeveri ka rekordet më të zeza në vjedhjen, varfërimin dhe mjerimin e shqiptarëve. Unë jam i bindur se qindra mijëra nga ju do donin të ishin brenda kësaj salle, por theksoj se sot gjer në rikthimin e votës së lirë, në parlament do luftojmë ne për ju.

Aty ku vdes parlamentarizmi ky institucion kthehet në vegël të verbër të kreut të krimit të organizuar shqiptar, Edi Ramës. Kjo betejë nuk është e lehtë, por është absolutist detyra jonë për t’u kryer. Do mbrojmë interesat kombëtare aty ku shkelen Kosova sot ka një qeveri demokratike, ka një kryeministër ndaj të cilit nuk rëndon asnjë lloj akuze që rëndojnë ndaj Vuçiçit apo Ramës”, u shpreh ai.



9 Comments

  1. Bravo Berisha! Na ke te gjithe mbedhtetes kunder kapjes se shtetit nga krim-qe-nef-neveria aktuale. Te tjeret jane morra mavi.

    1. Pa diskutim! Te gjithe ja mbeshtesim Berishes!

      Deri ne rrenxe! 🤣🤣🤣

      O T E M B A R U A R! 🤣

    1. Vella, nuk i plas fare kari doktorit per politike.

      Eshte totalisht i dedikuar per momentin ne ruajtjen dhe shtimin e pasurise se familjes se tij.

      1. nese ka noi politikan qe nuk vjedh, nuk e ka te gjate ne politike!

        celsi i suksesit te politikanit eshte se cfare merr ne kembim populli te votes.

        me berishen mori levizjen pa viza me ramen mori rruget e botes!

        nuk ka iluzion , gjithsekush del nga shpia ne mengjes per te miren e vet dhe te familjes se vet.

        me ramen ky popull ka per te shkua drejt shuarjes, por e ka hak sepse eshte popull kurve qe meriton dhe me keq!

        kshu qe respekte doktorit sepse eshte lideri me i mire i shqiptareve keto 30 vjet ,dhe ndoshta me i mire ne 100 vjet , Dhe ka vetem nje figure kombetare si doktori mbase dhe me i madh, ai eshte Ibrahim Rugova!

        1. Varet per ca politikanesh po flet.

          Se ke keta te East Europe qe po pasurohen nderkohe qe jane ne politike dhe ke ata te tjeret te West Europe and USA qe si te pasur iu futen politikes per interesin e tyre/votuesve.

          Nuk ka lidhje Rama me shuarjen.

          1) shqiptari eshte kocke e forte dhe nuk shuhet aq kollaj sa mendon ti. Lexo historine.

          2) pergjithesisht te gjithe popujt po shuhen/shkrihen ne nje. Eshte proces normal qe po ndodh. Mos u frikeso fare.

          3) ne kete proces shqipot mund te dalin fitues. Mqs. ti paske merak identitetin. Se ne fund te dites per identitet po flet. Se njerezit jane njerez njesoj, kudo.

  2. “E papranueshme”/ Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut refuzon ankesat e Francesco Becchettit kundër Shqipërisë,ka filluar ta dashuroje erresiren,shikoni foton me kujdes nuk shikon driten por dallon erresiren qe ka krijuar vete ne 30 vjet o shpellkare vicidolas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *