• |
ide | kryesore

FOTO/ Prapaskena e çështjes Bakayoko – Kessie dhe fanellës së Acerbit: tani e ka në dorë Gjykatësi Sportiv

Sport



Ajo që Bakayoko e Kessie bënë në përfundim të sfidës mes Milan e Lazio nuk është natyrisht një gjest i shembullit të sportivitetit, kur menduan të tregojnë fanellën e Acerbi sikur të ishte një trofe gjahu. Natyr5isht veprimi nuk i pëlqeu aspak mbrojtësit të Lazios, që në rrjetet sociale ka treguar mosaprovimin e tij ndaj dy kuqezinjve.

Pas kontradiktave gjatë javës mes numrit 33 të Lazios dhe mesfushorit milanist, Acerbi në shenjë paqe ka dashur të mbyllë polemikat, duke këmbyer fanellën me ish-lojtarin e Chelsea. Në anën tjetër Bakayoko ka përfituar nga ky rast duke shkaktuar një tymnajë mediatike, ndjekur nga urrejtje e fyerje në rrjetet sociale. Një gjest i shëmtuar dhe aspak sportiv, që po krijon polemika pafund.

Sipas disa të dhënave, ka patur një tjertër konfrontim mes Kessie e Biglia, sepse për të ndaluar Bakayoko e Kessie të bënin veprimin e shëmtuar, Biglia e Musacchio kanë ndërhyrë, por fanella ishte treguar mjaftueshëm për tu kapur nga fotografët e telekamerat. Megjithatë një gjest i bukur nga ish-kapiteni i Lazio, Lucas Biglia, që tentoi të ndalonte një veprim anti-sportiv.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për tensionin në fund të ndeshjes, kur pas fishkëllimës së trefishtë të Rocchi ka nisur një sherr në mesin e fushës mes lojtarëve. Ndër më të agituarit Kessie, Musacchio, Luiz Felipe e Milinkovic-Savic që janë ndarë nga pjesëtarë të stafit e shokët e skuadrës. e që natyrisht bashkë me Bakayoko do të jenë objekt i hetimit të Gjykatësit Sportiv.





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *