• |
ide | kryesore

(VIDEO) Alarmohen qytetarët në Fier, gjejnë një të vdekur në mes të rrugës

Lajme, Të fundit



Në Fier qytetarët kanë hasur në rrugë një person të vdekur. Një trup i pajetë është konstatuar nga kalimtarët në rrugë, pranë morgut të spitalit të Fierit.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë policia dhe trupi është dërguar në morg për ekspertizë. Viktima është identifikuar nga policia dhe mësohet se është shtetasi Hajdar Hazizi, 74 vjeç.
Nga këqyrja paraprake bëhet e ditur se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, ndaj dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Policia po kryen të gjitha veprimet hetimore për ngjarjen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *