• |
ide | kryesore

Champions/ Solskjaer, eksperti i përmbysjeve: “Duhet një sforco kolosale”

Sport



Kush e kujton mirë finalen e 1999 është pikërisht Ole Gunnar Solskjaer, njeriu i një prej golave që përmbysën Bayern Mynih në minutat shtesë, bashkë me Teddy Sheringham. Norvegjezi tani, si trajner i Manchester United, nuk dëshiron t’ia lërë në dorë fatit: “Nuk mund të mendojmë se fati do të na buzëqeshë gjithnjë – pranoi ai në konferencë për shtyp -, kualifikimin duhet ta ndërtojmë, edhe pse të kthehem këtu në Camp Nou më emocionon shumë”.

Sekreti sipas teknikut që i ktheu fytyrën sezonit të United, pasi zëvendësoi Mourinho, është tek zotërimi i topit: “Duhet të mbajmë topin sa më shumë, sepse kur ata luajnë pa top vuajnë shumë, pastaj duhet të limitojmë furnizimet për Messi e Suarez. Duhet të bëjmë një sforco kolosale kundër një prej versioneve më të mira të Barcelonës së viteve të fundit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *