• |
ide | kryesore

Vrau në mënyrë makabre çiftin britanik, 35 vjet burg për shqiptarin

Lajme, Të fundit

Ali Qazimaj, 45 vjeçari shqiptar që në vitin 2017 vrau në mënyrë makabre një çift britanikësh, do të mbesë në qeli për 35 vjet, përkundër kërkesës së tij për të apeluar vendimin e Gjykatës. Shtetasi anglez, Peter Stuart, 75 vjeç,  u gjet i therur në nëntë pjesë trupi  në një gropë në pyll në afërsi të banesës së tij. Ndërsa, kufoma e viktimës tjetër, Sylvia Stuart, 65 vjeç, nuk është gjetur ende.

Qazimaj, që ka emigruar drejt Britanisë së Madhe në 1999 si azilkërkues, ka këmbëngulur gjatë seancës së gjykimit se ai ishte thjesht një viktimë e një identiteti të gabuar, duke pretenduar se nuk kishte shkelur kurrë më parë në tokën angleze përpara se të ekstradohej nga Luksemburgu. Gjithashtu, i dënuari ngriti pretendimin se kishte gjeneralitete të tjera, nën emrin Vital Dapi.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu