• |
ide | kryesore

Holanda votoi rikthimin e vizave, ministria e Jashtme: Çfarë ndodh tani me shqiptarët

Lajme, Të fundit



Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thotë se votimi i Dhomës së Dytë të Përfaqësuesve në Parlamentin holandez për t’i kërkuar Bashkimit Evropian inicimin e procedurës për pezullimin përkohshëm të liberalizimit të vizave nuk ndryshon rregullat e lëvizjes drejt vendeve Shengen. Shtetasit shqiptarë do të vazhdojnë të lëvizin të lirë drejt vendeve Shengen sipas praktikës të derisotme dhe duke plotësuar vetëm kushtet aktualisht në fuqi.

Një shtet anëtar i BE mund t’i kërkojë Komisionit Evropian hapjen e procedurës së pezullimit të lëvizjes pa viza vetëm mbi bazën e kushteve të mirëpërcaktuara në legjislacionin e BE dhe asnjë kusht nuk plotësohet për paraqitjen e kësaj kërkese nga Holanda për Shqipërinë.

Gjithsesi është Komisioni Evropian që do të shqyrtonte kërkesën dhe do t’i japë përgjigje asaj. Duke gjykuar objektivisht, në bazë të fakteve dhe shifrave zyrtare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është besimplotë se rezoluta në fjalë nuk mund të gjejë mbështetje në Komisionin Evropian, pasi asnjë nga kriteret që do të çonin në aplikimin e mekanizmit të pezullimit të përkohshëm nuk është plotësuar në rastin e Shqipërisë.

Ministria e Jashmte thotë se migracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë drejt Holandës ka rënë vazhdimisht, ndërkohë që pezullimi aplikohet në rast rritje mbi 50% dhe se shifrat e krimit shënojnë gjithashtu ulje përmbajtësore.

“Po ashtu, edhe kriteri i fundit që ka të bëjë me bashkëpunimin mes strukturave ligjzbatuese të dy vendeve janë cilësuar të shkëlqyera qoftë nga zyrtarët shqiptarë, qoftë nga ata holandezë. Qeveria e Republikës së Shqipërisë është e angazhuar të vazhdojë në mënyrë intensive bashkëpunimin si me autoritetet e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta dhe me vendet e tjera anëtare të BE për të luftuar aktivitet e paligjshme ndërkufitare.

Klima elektorale në Holandë padyshim ka ndikimin e vet dhe edhe pse jemi të keqardhur për futjen e Shqipërisë ne agjendën e partive në garë, s’kemi asnjë dyshim në faktin se përtej horizontit të zgjedhjeve evropiane faktet do të prevalojnë mbi klishetë elektorale.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme gjen rastin t’i bëj edhe njëherë thirrje shtetasve shqiptarë për të respektuar plotësimin e dokumentet e nevojshme përpara nisjes së udhëtimit drejt vendeve Shengen” – thuhet në reagimin e ministrisë së jashtme.



4 Comments

  1. Ti kthejne perpara zgjedhjeve..Te votojn perseri Rilindjen..Se shume e thone me krenari qe e preferojne poshtrimin.Vazhdoni e mbroheni

  2. Keta gay-t e lashte kujtojne se duke legalizuar hashashin, faijn e kane shqiptaret e varfer!
    Po maskara e Srebrenices ne Bosnje nuk harrohet, ku ushtaret Gay Holandeze priteshin te ruanin paqen, si paqeruajtesit e rajonit!
    U masakruan 300 muslimane boshnjake per faj te pederastise se holandezeve qe duan regjimin e vizave!!!!

  3. Dhurate nga Edvin Erdogan Rames muti. Rrace s poshter. Kujton se mbahet pushteti me jevgjit e fierit dhe bytheqierit nga vlora. Do d hane sallamin mire kesaj rradhe. Popull injorant

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *