• |
ide | kryesore

Van Dijk lëshon alarmin: “Luhen shumë ndeshje. Gati të fitoj më pak për shëndetin”

-Instant, Sport
Van Dijk



Nga grumbullimi i Holandës, Virgil Van Dijk ka ngritur alarmin për angazhimet e shumta që bëjnë futbollistët në ditët e sotme. Praktikisht, futbollistët elitarë e gjejnë veten të luajnë gjithmonë çdo 3/4 ditë. “Në Angli flasim shumë, duhet të gjejmë një zgjidhje. Ne flasim për të ardhurat e klubeve, lojtarëve. Është e vërtetë që paguhemi mirë, por në fund të fundit nuk duhet të jetë kështu”, shpjegoi mbrojtësi i Liverpool -. Si lojtarë duhet të flasim më shumë, të japim mendimin tonë. Është shumë bukur të fitosh para, por shëndeti është më i rëndësishëm”. Kalendari i ngjeshur shton edhe rrezikun e dëmtimeve: “Si lojtarë duhet të ndihemi. Në fushë, me adrenalinën para 70 mijë njerëzve, ti e harron, por trupi pas ndeshjes ta kujton. Ja pse është e rëndësishme të gjesh zgjidhje për të ardhmen e sportit. Të heqësh dorë nga një pjesë e pagës? Po, mund ta bëja për të mbrojtur shëndetin tim.”

Fjalët e Van Dijk janë konform asaj që trajneri i tij Jurgen Klopp ankohet prej vitesh. Gjermani ka kritikuar gjithnjë kalendarët dhe impenjimet e shumta, madje së fundmi edhe datat e Botërorit të fundit në Katar. Klopp në vitin 2019 u bë pjesë e një situate vërtet paradoksale me Liverpool, kur, për shkak të kalendarit tepër të ngjeshur dhe mungesës së një date alternative, ishte i detyruar të luante si Kupën e Botës për Klube ashtu edhe çerekfinalen e Kupës Carabao kundër Aston Villa brenda 24 orëve.

GUARDIOLA: “FUTBOLLISTËT TË POZICIONOHEN”

Tema e kalendarëve të ngjeshur dhe cilësia e lojës ka qenë gjithmonë e rëndësishme edhe për Pep Guardiola. “Ka vetëm një zgjidhje. Lërini lojtarët të vendosin vetë. Për t’i dhënë fund këtij organizimi, diçka duhet të ndryshojë – ishin fjalët e teknikut të Manchester City në fund të shtatorit -. Pas deklaratave të lojtarëve, ndoshta FIFA dhe UEFA mund ta kuptonte dhe ta merrte parasysh. Pa Pep, shfaqja do të vazhdonte. Por pa lojtarët nuk do të ishte e mundur. Gjithçka varet nga ata, ata vendosin nëse do ta pranojnë ose jo këtë biznes, këto rroga të mëdha”. Guardiola ankohet për një vesh të shurdhër për këtë temë nga ana e UEFA-s: “Siç më tha Ceferin mua ne nuk duhet të ankohemi sepse fitojmë shumë para. Dakord. Çfarë të them atëherë? Ne bëjmë të njëjtën punë, filluam të luanim në rrugë, vetëm për pasion. E tani jam me fat që jam këtu. Kam stërvitur kudo, në kampionate të nivelit shumë të lartë dhe të ulët. Por thjesht do të doja të mbroja pak cilësinë. E në vend të kësaj shoh se ne po shkojmë në drejtim krejtësisht të kundërt”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *