• |
ide | kryesore

Milan-Lazio: dënohet Igli Tare, shkon më mirë se mendonin kuqezinjtë

Sport



Konflikti i shpërthyer në përfundim të ndeshjes së të shtunës Milan-Lazio ka sjellë dënime paralajmëruese për protagonistët e përfshirë, por jo skualifikime: Gjykatësi Sportiv ka gjobitur pesë lojtarë për zënkën në fund të ndeshjes në San Siro. 10 000 euro për Bertolacci, Kessie, Musacchio, Luiz Filipe e Patric, është sanksionuar me të njëjtën shifër edhe Simone Inzaghi, ndërsa është dënuar Drejtori Sportiv i bardhekaltërve Igli Tare deri në 30 prill. Nuk do të ketë provë tv për çështjen Acerbi.

Inspektorët Berti, Della Ragione e Portera, kishin sinjalizuar pikërisht Bertolacci, Kessie e Musacchio përvec Luiz Felipe (që ka kapur nga fanella Suso) e Patric: për thyerje të nenit 35 të Kodit të Drejtësisë Sportive, që analizon sjelljen e dhunshme ose shumë antisportive që nuk është parë nga arbitri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *