• |
ide | kryesore

Milan-Lazio nuk ka mbaruar: shtatë lojtarë rrezikojnë skualifikimin

Sport



Një histori e pambyllur mes Milan e Lazios e jo vetëm për faktin se do të luajnë sërisht në gjysëmfinalet e Kupës së Italisë, të mërkurën e ardhshme, por për zënkën që shpërtheu në përfundim të ndeshjes të së shtunës, përvec cështjes Acerbi. Janë shtatë lojtarët që rrezikojnë sanksionimin: Luiz Felipe, Patric e Lucas Leiva për bardhekaltrit e Bertolacci, Musacchio, Kessie e Bakayoko për kuqezinjtë.

Tensioni i lartë pas fishkëllimës së trefishtë të Rocchi, shpërtheu një kaos në mesin e fushës mes lojtarëve. Ndër më të axhituarit Kessie, Musacchio, Luiz Felipe e Milinkovic-Savic që janë ndarë nga shokët dhe pjesëtarët e stafit të dy skuadrave.

Duke nisur nga zënka, futbollistët që rrezikonin më shumë sipas indikacioneve janë Bertolacci, Kessie e Musacchio, përvec Luiz Felipe (që ka kapur nga fanella Suso) e Patric: kanë thyer nenin 35 të Kodit të Drejtësisë Sportive, për sa i përket sjelljes së dhunshme ose tepër antisportive që nuk është parë nga arbitri.

Këtyre mund ti shtohet edhe Lucas Leiva: sipas Il Messaggero inspektorët kanë marrë për bazë një frazë që i referohej Ugo Allevi, zyra e shtypit e Milan në karrigë invalidësh: “Rri ulur dhe qepe”. Zyrtari kuqezi është përgjigjur: “Kokë k…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *