• |
ide | kryesore

Analiza/ Pse votimi holandez është një ndëshkim për Edi Ramën

Arkiva, Kryesore

Qeveria shqiptare ka përcaktuar klimën elektorale në Holandë, si shkakun e vetëm që parlamenti i këtij vendi votoi një ditë më parë kërkesën drejtuar BE për pezullimin e vizave për qytetarët shqiptarë që lëvizin në hapësirën shengen.

“Klima elektorale në Holandë padyshim ka ndikimin e vet dhe edhe pse jemi të keqardhur për futjen e Shqipërisë në agjendën e partive në garë, s’kemi asnjë dyshim në faktin se përtej horizontit të zgjedhjeve evropiane faktet do të prevalojnë mbi klishetë elektorale”, thuhej në një deklaratë të ministrisë së Jashtme shqiptare.

Eshtë për t’u shënuar se në të gjitha rastet kur qeveria shqiptare është gjendur përgjegjëse për frenimin e vendit drejt integrimit europian, asnjëherë të vetme ajo nuk ka marrë mbi vete pjesën e dështimit që i takon. Eshtë folur për qarqe ekstremiste europiane, për islamofobi, për konjuktura elektorale. Eshtë folur për fajin e opozitës shqiptare që “shan Shqipërinë në gjuhë të huaj” në kancelaritë e Europës. Eshtë folur për deputetë e zyrtarë europianë që përdoren nga Partia Demokratike dhe Lulzim Basha, e shumë e shumë të tjera. Madje (kjo mund të ndodhë vetëm në një vend si i ky i yni) kryeminstri Rama, një vit më barë, i detyroi shqiptarët të festojnë çeljen e negociatave pikërisht në ditën që kishte marrë refuzimin për to. Ai organizoi ceremoni zyrtare e dekoroi ambasadorët për kontributin e tyre në një akt fantazmë, që as kishte ndodhur e as pritet të ndodhë edhe sot. Më e keqja, jo vetëm rrogtarët e kryeministrit, por as ambasadorët e BE në Tiranë, nuk thanë asnjë fjalë për këtë komedi ku edhe ata vetë u shndërruan në personazhe qesharakë.

Votimi i parlamentin holandez, me një shumicë të madhe votash, nuk ishte i papritur për qeverinë shqiptare. Prej kohësh ishin dhënë sinjale të qarta se krimi shqiptar (kryesisht droga dhe trafiku i qënieve njerëzore), vitet e fundit, ishte bërë një kërcënim serioz për Holandën, Britaninë e Madhe e disa vende të tjera. Dhe këtu nuk është fjala, ashtu siç përpiqet ta paraqesë kryeministri Rama dhe veglat e tij të propagandës, për disa kriminelë shqiptarë që veprojnë në Holandë dhe të cilët duhen kapur e dënuar nga drejtësia e atij vendi. Ajo që Edi Rama nuk e thotë, është pikërisht ajo që ka të bëjë direkt me përgjegjësinë e qeverisjes së tij.

Problemi nuk janë kriminelët made in Albania që veprojnë në Holandë dhe vende të tjera të BE, por korruptimi i lartë dhe shndërrimi i Shqipërisë (siç e thoshte edhe raporti i Departamentit të Shtetit) në një qendër të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Raporti i DASH: Shqipëria, gjithnjë e më shumë vend tranzit për drogat e forta

Edi Rama merret me deputetët holandezë që paskan halle elektorale dhe refuzon të shohë rrënjët e vërteta të atij votimi turpërues për çdo shiptar nga parlamenti i një vendi të BE. Dhe rrënjët gjendet në Tiranë e jo tek zgjedhjet europiane. Shërbimet e shumë vendeve perëndimore, mes të cilave dallojnë ato të NCA britanike, dëshmojnë me fakte dhe prova se portet dhe pikat kufitare shqiptare janë bërë destinacion kryesor i zbarkimit të kokainës që vjen direkt nga vendet e Amerikës Latine dhe heroinës që trafikohet nga Lindja, për t’u nisur më pas drejt vende të BE, përfshi edhe Holandën.

Ekspertët për DW: Si po përdoren rrugët detare të Shqipërisë për të furnizuar Europën Veriore

Raporti i CIA-s për Shqipërinë: Pikë aktive e trafikut të drogës, po zgjeron organizatat në Europë

Agjensitë antikrim të shumë shteteve, përfshie edhe DEA amerikane, zotërojnë informacione të sakta se zyrtarë të lartë të policisë, madje edhe nivele qeveritare, jo vetëm nuk bëjnë asgjë për ta frenuar këtë fenomen, por në shumë raste bashkëpunojnë me grupet kriminale të trafikut të drogës. Në disa raporte, përfshi edhe atë të DASH, është theksuar disa herë se paratë e krimit, që sigurohen nëpërmjet aktivitetit kriminal në vende të BE, investohen në Shqipëri, e cila tashmë është shenjuar si një lavatriçe gjigande e pastrimit të parave të zeza.

Raporti britanik: Krimi shqiptar cënon sigurinë, kontrollojnë me dhunë trafikun e kokainës

Këto janë përgjegjësitë reale të qeverisë shqiptare, e cila në rolin e shenjtan budallait rreket t’i bindë shqiptarë se klima elektorale në Holandë apo ndikimi i armikut të brendshëm, po ua errëson sytë disa vendeve të BE për të mos parë progresin e madh që po bën Shqipëria. Edi Rama nuk mund të shndërrohet në viktimë të “klimave elektorale apo sabotimit të opozitës pa atdhe”, përsa kohë ka përgjegjësinë për katandisjen e vendit në place d’armes të trafikantëve dhe krimit të organizuar. Atij nuk po i kërkohet llogari pse nuk kapen kriminelët në Hollandë, por pse po lejon që droga të vërshejë në Shqipëri dhe prej andej në Europë, pa ndërmarrë asnjë operacion serioz për frenimin e krimit të organizuar. Edi Ramën nuk po e bën kush me faj pse një deputet holandez ka bindje kundër zgjerimit të BE apo sentimente për Lulzim Bashën, por përse qeveria, partia dhe administrata e tij janë shndërruar në vendstrehim për trafikantë ndërkombëtarë e deri vrasës në kërkim nga Interpoli.

Për këto, Edi Rama duhet të jetë kokëulur dhe të pranojë pjesën e tij të përgjegjësisë. Propaganda nga fajin e ka Saliu tek fajin e kanë shokët e Bashës në Holandë, nuk pi më ujë. Minsitri i Jashtëm në detyrë, që nuk la pa dalë në konferenca të jashtëzakonshme për shtyp për targa makinash e roje ambasadash, do të duhej të ishte shfaqur me zë dhe figurë pas votimit turpërues të parlamentit holandez. Shqiptarët janë shumë më tepër të shqetësuar për lirinë e tyre të lëvizjes se sa për lëvizjen e ca autoveturave me tabela CD. Mirëpo as kryeminstri e as zëvendësi i tij i jashtëm, nuk mund të flasin dot në publik. Sepse ata e dinë, se sado t’ia hedhin fajin klimës elektorale, votimi i djeshëm në Holandë ishte një dëshmi e qartë e dështimit të tyre. /©lapsi.al/

35 Comments

  1. Holanda osht supermaket i cdo lloj droge ne Europ dhe bot dhe thot se problemi osht Shqiperia qi osht si kjosk??? Qikjo osht politika .

  2. Deshtimi eshte i Hollandes, jo i qeverise aktuale qe i ka hapir negociatat qe vitin e ksluar. Por fati i mire i shqiptareve eshte se shqiptaret e Kosovrs nuk e kane njohur gjeniun e tyre dhe per kete arsye kane mbetur pa marre sherbimet e vyera tr ministrit te jashtem te komanduat. Gjithsesi do e shohin hollandezer se cfare do iu beje qeverua jone tani e prapa

  3. Prap fajin e ka Saliu more te droguar, degjeneruar, hajdut, llapaqener, Rilindas qe ja nxit emrin popullit tone me ca funderrina pushtetar dhe me km klysh kurve.

    1. As qe vihet ne dyshim qe SALA ka fajin me te madh ne kete xhungelen ton. Sala ishte kopeshtari i pare pas demokracis. Dhe per fatin ton te keq ai mbolli i pari faren e keqe. Dhe prej asaj fare dolen keto frute te hidhura qe shijojm ne sot.

      1. SIPAS TEJE I BI TE VRASIM VETEN SI POPULL ? IKU SALA RAHMET PAST , TE BOHEN NDRYSHIME DHE TE IKI DHE KY PALLOSHI . PO U BONE NDRYSHIME ZGJEDHORE DHE KUSHTETUESE TE GJITHE DUHET TE JEMI ME LULIN DHE MONEN . PERNDRYSHE LE TI NXJERRE UJIN E ZI PALLOSHI SA TE DETE .

      2. XAF IK NE QENEF NEGJMIJE KU JE NGJIZUR SE BASHKU ME RAMEN NGA MUTI I STALINIT DHE THITH PALL VUQIQI E ERDOGANI SE NDOSHTA BEHESH SE PAKU MAJMIN NGA KRYMB QENEFI RUS QE JE O I PA EMER.

      3. O idiot fajin ta ka gjyshi e stërgjyshi jot fukara që mbështeti enver hoxhën o injorant.

  4. Duke dashur ti ruaj zyres mundimin ne emer te taskave tona, po permbledh ne paragrafin e meposhtem te gjithe argumentat e saj:

    1. Fajin e ka Saliu.

  5. Po ” njeriun e ri” dhe ” gjeneraten e re” te zhytur ne fukarallek dhe te pa shprese kush e rregullon? Salziu apo ramziu apo kush do vi pas tyre? Kane thene shume shume me heret nuk behet shqipria me shqiptar. 2019 dhe akoma me tifozllek. A thua se po luhet futboll. Populli luan futboll si gjithmone cakejte bejne ate qe dine te bejne. Kripa e detit ne pjate na vjen ne. Ju befte mire. Shoqerohet me nje gote sipas deshires…

    1. Po po, e ke te thjeshte ti me na fol per tifozllik nga prapa ekranit, po dole ti ne shesh ti thuash ndal Rames? Apo s’te lejojne komplekset te rreshtohesh perkrah Saliut ty te “paanshmit”? Une per vete po, sic kam dale edhe ne 21 janar kur rradhen e kishte Saliu. Se keshtu e ka kjo pune, duhet me dal e ndoshta ka ardhe koha me be edhe me shume se aq. Po ju doni rehatin e kafeneve, nga ku te na beni moral e filozofi boshe.

  6. Harroi ky palla se vjet, megjithëse nuk u hapën negociatat me BE-në, tha se ishte lajm i gëzuar. Me qënë se kjo ka shanse të përsëritet, pse të mos e falnderojmë Hollandën që po na dyfishon gëzimin. Ta përjetosh dy herë të njëjtin gëzim, është mrekulli apo jo? Kjo po i ndodh Edit dhe shpurës së tij pa tru. Festa e gëzime si kjo paçin gjithmonë rilindasit udhëhumbur, pa të keqen e popullit që e di se këto gëzime , për njerëzit normalë, janë hidhrime e dështime!

  7. FAJIN JU KA NEGJMIJA QE JU NGJIZI NE QENEFIN E SAJ ME SPER RUSE TE SJELL NGA LRISTAQ RAMA E SPIRO KOLEKA QE E RUANIT NE BUSTE STALINI ;DHE SA HER NEVOITESHIN KRYMBA TE RINJ NEGJMIJA E ENVERI VILNIN SPERMEN RUSE E JU NGJIZNIN JU LLOJI BALLA,I PA EMER,RAMA,BRAQE ETJ.

  8. Ne fakt edhe per 100 shqiptare qe u mbyten ne get nga anija ushtarake Italians,edhe per Gerdecin edhe per 21 janarin edhe per….qeveria Hollandeze as ka hequr nje wine bythen.I pergezoj keta shqiptare qe munden Shqiperine jetime.

    1. Nqs blushi eshte kulmi i militantizmit, atehere bashkojjuesit e tij nuk kansi te jene ndryshe. Hap nje parti libra 2 ku jepen manuale dhe brochura marketingu “si te mos dukesh qe je militant” o varikars

  9. Hollanda bashke me Spanjen jane distributoret me te medhenj te droges ne EU. Nese “kriminelet” shqiptare kapen rrugeve me nga nje apo disa kile, ne Hollande hyjne vaporat me kontainere. Dhe keto lloj lidhjesh nuk i kane shqiptaret, sado qe ne na pelqen me u hap bythesh. Te pakten jo ne Roterdam e Hollande.
    Vendimi i parlamentit Hollandez dihet pse u mor. Lul mjeker bytha ka zgjedh qe oponencen e pozites ta bej neper europe, kujto se do fitoj me shume vota keshtu. Hamzate, Esatet dhe Haxhi Qamilsat si kane mungu nonjihere atij vendi.

  10. E dëgjova Tao Pallën në një intervistë në një studio televizizive të thoshte se 105 nga 150 deputetët e parlamentit të Hollandës, paskan votuar në kërkesën për ndërprerjen e vizave Shengen me Shqipërinë, vetëm se këtë propozim e bëri një deputete që është “mikeshë e Lulit”.
    Ndërkaq është bërë e ditur që pjesën më të madhe të këtyre 105 deputetëve hollandezë e përbëjnë socialistët e demokristianët.
    Për të shfryrë gjithë këtë ballon të madh mashtrimi trepër idiot të Taos, duhej që moderatorja televizive ti bënte atij pyetjen e thjeshtë :
    “A njihni ju z.Balla ndonjë deputet apo kryetar grupi parlamentar të parlamentit hollandez, që të ketë miqësi “familjare” me ndonjë bos të mafies së drogës, siç keni ju me Begon ?”

  11. Me zgjeben Ramiste, qe do perhapet, e eshte perhapur, Europa nuk na pranon. Brenda ketij kuadrati, qe edhe nese Hollanda na paska e qenka nga te paret shtet te droges, ata kane te drejte qe mos tu shtohet edhe me shume. Mos harroni se sa vrasje nga kriminelet shqiptare jane bere atje. Njeri nga ata na ish bere edhe deputet i kesaj shumice rilindase. Andaj, ju korriere e veprues te implikimit te droges ne vend, e shtetet e tjera mos i dilni ne mbrojtje nje shteti qe eshte trungu i tere te keqijave ne forme moderne, te fshehur pas maskes se demokracise, qe le shume per te deshiruar edhe nga hulumtimet e fundit te organizmave euro atllantike. Perpara se te lehni ne mbrojtje te qelbesirave, mendoni per te nesermen, e trashegimtaret e familjet tuaja, se me kete gjendje politiko ekonomike qe e ka degjeneruar ky pushtet nuk ecet me.

  12. Numri arestimeve ne 2018 ne Hollande:
    1 Dutch 183 450
    2 Other nationalities 3 930
    3 Moroccan 3 410
    4 Without / Unknown 3 150
    5 Polish 2 880
    6 Turkish 1 880
    7 Bulgarian 590
    8 German 420
    9 Portuguese 400
    10 British 370
    11 Romanian 370
    12 Italian 350
    13 Belgian 320
    14 Surinamese 290
    15 Spanish 280
    16 Iraqi 270
    17 Somali 250
    18 Afghan 210
    19 Iranian 210
    20 Hungarian 190
    21 French 180
    22 Lithuanian 170
    23 Chinese 140
    24 Greek 140
    25 Lets 130
    26 Ghanaian 110
    27 Bosnian 100
    28 American 80
    29 Slovak 80
    30 Czech 80
    31 Russian 70
    32 Irish 60
    33 Citizen Serbia 60
    34 Algerian 50
    35 Albanian 40
    36 Georgian 10
    37 Belarusian 10

    1. Normale, shqiptari pastron leket e droges dhe pastaj perhap socializem komunist duke u justifikuar ne retrospektive “per keto gjera jane bere dhe filma” o i paemer. Rroft mediokriteti

  13. Normale, shqiptari pastron leket e droges dhe pastaj perhap socializem komunist duke u justifikuar ne retrospektive “per keto gjera jane bere dhe filma” o i paemer. Madje e dallon nga nacionalitetu i krimineleve kush e prodhon heroinen dhe kush e trasporton. Rroft mediokriteti

  14. Ka edhe një statistikë tjetër që e fsheh qeveria e Ramës.
    – Sa deputetë me të kaluar mafioze e të lidhur me mafien e drogës ka Shqipëria e sa të tillë kanë parlementet e Europës perëndimore ?
    – Sa hajdutë sasishë deri në qindra miliona kanë qeveritë e BE, krahasuar me ato të Shqipërisë ?
    – A mund të gjesh në Europë ndonjë kryeministër që vishet, flet e sillet si një rrugaç ?
    A mund të gjesh në parlamentet e Europës perëndimore ndonjë kryetar grupi të partisë qeveritare si Taulant Balla me doktoratë të vjedhur e që ka lidhje me bosët e drogës ?
    – Përveç Turqisë a ka ndonjë vend të Europës ku akoma të gjesh në burgje të dënuar politikë ?
    Në cilin vënd të Europës mund të gjesh një kryetar parlamenti, ish ministër të një diktature fashiste apo komuniste ?
    Në cilin vend të Europës keni dëgjuar të ketë mbrenda 5 vitesh dy ministra të mbrendshëm me lidhje familjare me bosët e drogës ?
    Në cilin vend të botës shtetit i është suprimuar Gjykata Kushtetuese ?
    Mund të rënditen edhe dhjetra pyetje “statistikore” të tjera si këto për Shqipërinë

  15. Jemi mesuar me bllokaden imperialisto-revizioniste dhe aq na ben. Ne jemi te lumtur nen kete cope qielli. Nuk e besoni o hollandeze? Lexoni komentet dhe shihni votimet e shqiptareve!!! Ne jemi te lumtur, prandaj na keni inat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu