• |
ide | kryesore

Video/ Valencia i përgjigjet, por Holanda shpëton mirë nga Ekuadori: askush prej tyre nuk kualifikohet

-Instant, F1, Sport, Video
Valencia



Përfundon 1-1 ndeshja mes Holandës dhe Ekuadorit, rezultat që i shtyn kualifikimin në 1/8 të dyja skuadrave. Holandezëve u mjafton barazimi ndaj Katarit tashmë të eliminuar. Ndërsa amerikano-jugorëve i mjafton të mos humbasin ndeshje direkte me Senegalin. Skuadra e Van Gaal kaloi përpara në minutën e 6 me të majtën e Gakpo, por më pas pushoi së luajturi. Kështu, pas një goli të anuluar për pozicion jashtë loje nga Estupinan në shtesën e pjesës së parë erdhi edhe barazimi. Ekuadori protestoi për anulimin e golit, për shkak të pozicionit të gjykuar aktiv të Porozos. E megjithatë Ekuadori gjeti barazimin në minutën e 49 me të zakonshmin Enner Valencia. Sulmuesi është momentalisht golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës. Valencia ka shënuar gjithashtu golin e 6 në 5 ndeshjet e fundit. Ekuadori ishte më afër fitores, por e majtë e Plata goditi traversën (59′).

Gakpo iluzionoi Holandën, Valencia e mbajti Ekuadorin në këmbë. Nëse në minutën e 90-të ka një skuadër që mund të ankohet, padyshim që është ajo e tekniut Alfaro. Ekuadori, pasi e pa veten në disavantazh menjëherë, rikuperoi me kalimin e minutave dhe në pjesën e dytë tejkaloi holandezët. Për Van Gaal i vetmi lajm i mirë është rezultati: tashmë mjafton një barazim ndaj Katarit të eliminuar për të kaluar në 1/8. Por për të ëndërruar fort, duhet tjetër gjë, përndryshe do të jenë telashe. Nga ana tjetër amerikano-jugorët do të luajnë për kualifikim në ndeshjen direkte ndaj Senegalit, duke pasur dy rezultate nga tre. Shumë do të varet nga gjendja e Enner Valencias, i cili u largua në minutën e 90-të me një problem në gju. Gishtat e kryqëzuar nga miliona tifozë ekuadorianë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *