• |
ide | kryesore

Video/ Skandal në Valencia, arbitri mbyll ndeshjen kur Bellingham po shënonte: Real ndalet 2-2 me sherr në fund

F1, Sport, Video
Real



Në javën e 27 të La Liga, Real Madrid nuk shkoi përtej rikthimit 2-2 në Valencia. Në Mestalla, vendasit kaluan në avantazh me Hugo Duro (27′) dhe Yaremchuk (30′). Blancos u rikthyer të udhëhequr nga Vinicius, autor i një dygolëshi ( 50′ dhe 76′). Fitore e rëndësishme për Sevilla, që mundi Real Sociedad 3-2 në Andaluzi, falë një dygolëshi të En-Nesyrit dhe golit të Sergio Ramos. Barazim i çmendur 3-3 në Getafe-Las Palmas, e po ashtu barazim përfundon edhe Rayo Vallecano-Cadiz (1-1).

E bujshme në Mestalla: Real Madrid rikuperon Valencian nga 2-0 në 2-2, por e sheh 3-2 të “anuluar” në kohën shtesë. Pjesa e parë e tmerrshme për Los Blancos, të cilët nuk arritën të ndiznin Bellingham e Vinicius dhe bënë disa gabime teknike, sa sensacionale aq edhe të pazakonta. Në harkun kohor prej tre minutash, skuadra vendase arrin t’i japë merengues një goditje të dyfishtë.

VINICIUS MERR SKENËN

Në minutën e 27′ ish-madrileni Hugo Duro zhbllokoi ndeshjen me një goditje me kokë, si një grabitqar i vërtetë i zonës. E në minutën e 30′ Yaremchuk përfitoi nga gafa skandaloze e Carvajal për të kapërcyer Lunin duke shënuar golin e dytë. Skuadra e Carlo Ancelotti dukej se kishte vështirësi për të reaguar edhe pas golit të dytë, por pak sekonda para pushimit arriti me një blic (dhe me pak fat) të mbyllte diferencën me Vinicius, që festoi poshtë ultrasve të Valencias një vit nga episodi i shëmtuar i racizmit të vitit të kaluar.

Lexo më tej: Real Madrid-Sevilla, arbitri u zëvendësua pas ‘anatemës’ së hedhur nga Kroos. Plasin polemika në Liga

Në pjesën e dytë kryesuesit e kampionatit e nisën menjëherë me shumë presion, duke kërkuar 2-2. Në minutën e 76′, Vinicius u kujdes edhe një herë, pas një krosimi të Brahim Diaz, të shënonte golin e barazimit (vlerësuar pas një kontrolli të gjatë VAR për shkak të pozicionit të dyshimtë të brazilianit). Përfundimi është inkandeshent dhe epilogu i pabesueshëm.

ANULIMI I GOLIT DHE SHERRI FINAL

Real shtyu deri në fund e në minutën e 97′ arriti të bëjë 3-2 me kokën e Bellingham. Fitore e Los Blancos? Jo në të vërtetë, sepse Gil Manzano fillon të fishkëllejë tre herë në fillim të krosimit që çoi në golin e anglezit. Përfundoi 2-2, mes zemërimit të furishëm të lojtarëve të Real. Pastaj nisi një sherr klasik pas ndeshjes (me Rudiger dhe Vinicius si protagonistë). Real Madrid ngjitet në 66 pikë, +7 ndaj Gironës (që megjithatë duhet të luajë ende). Valencia arrin 37 pikë, e teta dhe tani -2 pas Real Sociedad.

LaLiga Spain

Sevilla 3-2 Real Sociedad
Rayo Vallecano 1-1 Cadiz
Getafe 3-3 Las Palmas
Valencia 2-2 Real Madrid



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *