• |
ide | kryesore

Video/ Kosova turpërohet, e fundit në renditje: Bjellorusia fiton në Prishtinë, Greqia prish rekordin e Francës

-Instant, F1, Sport, Video
Kosova



Kombëtarja e fundit që kualifikohet në Euro 2024 është Kroacia, e cila mundi Armeninë 1-0 falë golit të Budimir (43′). Kosova shpresonte vendin e tretë, por mundet në shtëpi nga Bjellorusia dhe renditet turpshëm e fundit. 1-1 ndërkohë për Uellsin përballë Turqisë, që e mbyll në vendin e parë në grupin D. Hollanda mposhti Gjibraltarin 6-0, ndërsa Franca barazon 2-2 në Greqi. Rumania është e para në grupin I pas fitores 1-0 ndaj Zvicrës, me golin e Alibec.

GRUPI B

Franca nuk arrin të përfundojë me pikë të plota grupin B, por sërish mbetet e pamposhtur pas barazimit 2-2 në Greqi. Skuadra franceze zhbllokoi ndeshjen në minutën e 42′: Kolo Muani shënoi, duke mposhtur Vlachodimos me një goditje të fuqishme me të djathtën në shtyllën e afërt, pas asistit të Giroud. Në pjesën e dytë, megjithatë, rikthimi grek mori formë, i nënshkruar nga Bakasetas në minutën e 56′ dhe Ioannidis në minutën e 61′, pas një asisti të Giannoulis. Deschamps futi në fushë Mbappé, Coman dhe Thuram dhe në minutën e 74′ Fofana bëri 2-2 me një goditje fantastike nga distanca. Për më tepër, dy shtylla në fund i mohuan 3-2 nën/kampionëve të Botës.

Tashmë e sigurt për vendin e dytë, Holanda u argëtua në Gjibraltar, e cila pas humbjes së rëndë 14-0 ndaj Francës pësoi 6 gola të tjerë. Stengs mori skenën me një trigolësh (10′, 50′ dhe 62′). Golat e tjerë u kompletuan nga Wieffer (23′), Koopmeiners (38′) dhe Gakpo (81′). Në pjesën e dytë, Reijnders hyri gjithashtu si zëvendësues për Dumfries dhe De Roon.

GRUPI D

Skuadra e fundit që ka fluturuar në Euro 2024 përmes kualifikueseve është Kroacia, që me drithërima mundi Armeninë 1-0. Ndeshja u vendos në minutën e 43′, pas ankthit të përjetuar nga avantazhi momental i Uellsit ndaj Turqisë. Para pushimit, Sosa shërbeu në qendër për Budimir, që zhbllokoi ndeshjen për skuadrën e tij. Ish-lojtari i Crotone dhe Sampdoria do të gjente edhe golin e dytë gjatë pjesës së dytë, por ai u anulua për faull. Kroacia nuk e mbylli ndeshjen por gjithsesi arriti të fitojë, duke siguruar kalimin për Euro 2024.

Megjithatë, skuadra e Dalic përfundoi në vendin e dytë falë barazimit 1-1 mes Uellsit dhe Turqisë. Vendasit e thyen menjëherë ngërçin me Neco Williams (7′), duke iu afruar kualifikimit deri në golin e Budimir. Pasi humbi pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, skuadra e Page pësoi edhe një barazim me penallti. Pa Calhanoglu, Yazici shënoi nga pika e bardhë, duke i dhënë vendin e parë teknikut Montella.

GRUPI I

Turpërohet Kosova që e mbyll e fundit, e mundur në shtëpi nga Bjellorusia. Me ndeshjet e luajtura tashmë në Grupin I, mbetej për të vendosur vetëm fituesi i grupit. Rumania, triumfoi 1-0 në përballjen direkte me Zvicrën dhe shkon si vendi i parë. Skuadra e teknikut Iordanesku mori avantazhin në pjesën e dytë falë ish-lojtarit të Inter, Alibec.

Grupi u kompletua me sukseset e Izraelit dhe Bjellorusisë, të cilët mposhtën përkatësisht Andorrën (2-0 me autogol të Cervos dhe gol Kinda) dhe Kosovën (1-0 falë Antilevskiy). Kosova e teknikut Gliha shpresonte të merrte vendin e tretë, gjithnjë nëse Izraeli nuk fitonte në ndeshjen e fundit, por në Prishtinë vendosi goli i Antilevskiy, që lejoi Bjellorusinë të parakalonte Dardanët dhe të linte për ta vendin e fundit të grupit.

Lexo më tej: Rishkruhet historia/ Shqipëria shkon në Europianin e Gjermanisë

Euro 2024 Qualification: Group B

Gibraltar 0-6 Netherlands

Greece 2-2 France

Euro 2024 Qualification: Group D

Croatia 1-0 Armenia

Wales 1-1 Turkiye

Euro 2024 Qualification: Group I

Andorra 0-2 Israel

Kosovo 0-1 Belarus

Romania 1-0 Switzerland



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *