• |
ide | kryesore

Vidhet shtëpia e Soulja Boy ndërkohë që ndodhet në burg

Paparazzi, Slider



Fati i keq po përndjek ngado reperin e njohur Soulja Boy. Ndërkohë që ai është në burg duke vuajtur dënimin për shkeljen e lirimit me kusht, shtëpia e tij në Los Angeles, është grabitur. Një grup prej pesë të dyshuarish meshkuj thuhet se janë mburrur për vjedhjen në Instagram-in e reperit  28-vjeçar, sipas policisë së LA. Bizhuteri me vlerë 500,000 dollarë, 100,000 $ para, si dhe një iPhone besohet se janë grabitur nga banesa e reperit, shkruan “TMZ”. Bizhuteri si varëse, orë luksoze, u thanë se u morën nga rezidenca në Agoura Hills. Një kujdestar i shtëpisë së Soulja u tha se kishte lajmëruar policinë për vjedhje të hënën në mbrëmje. Të dyshuarit duket se kanë fituar akses edhe në llogarinë e reperit në Instagram duke përdorur telefonin celular të vjedhur, sipas policisë. Arrestimi i reperit erdhi pasi autoritetet gjetën municion në shtëpinë e tij kur policët ekzekutuan një urdhër-kontrolli në rezidencën e tij në shkurt.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *