• |
ide | kryesore

Durrës: Tentoi të përdhunonte 13-vjeçaren hungareze, zbardhet dëshmia e 50-vjeçarit kanadez

Lajme, Të fundit



Në lagjen 13 në Durrës një ditë më parë policia ka arrestuar një 50-vjeçar kanadez në tentativë për të përdhunuar një minorene.  Mësohet se 50-vjeçari prej disa ditësh ndodhej në Durrës me pushime.

Përpjekja për ta përdhunuar vajzën e mitur, e cila gjithashu ndodhej me pushime me familjen e saj (shtetase hungareze) ka zgjatuar vetëm disa çaste, pasi ka qenë vetë 13-vjecarja që ka kërkuar ndihmë në momentin që kuptoi se 50-vjeçari kishte qëllime të tjera. Mësohet se shtetasi i ndaluar tashmë i kishte kërkuar vajzës t’i tregonte se ku ndodhej vendi që ai do të shkonte, duke qenë se ajo dinte të fliste anglisht.

Pasi qëndruan për disa minuta bashkë, ai i kishte kërkuar ta shoqëronte deri tek një apartament, sepse druante se mund të humbte rrugën. Me shumë mirësiellje, vajza 13-vjeçare e ka shoqëruar deri pranë apartamentit që ndodhet në një nga pallatet e zonës së plazhit të Durrësit.

Por në momentin që kishën mbërritur pranë këtij pallati (që është edhe zonë disi e fshehur), 50-vjeçari i ka kërkuar ta shoqëronte deri tek apartamenti. Në momentin që vajza ka refuzuar të ngjitej bashkë me 50-vjeçarin në apartament, ai e ka kapur për dore duke përdorur forcë për ta futur në hyrjen e pallatit. Në këtë moment, vajza ka bërtitur duke kërkuar ndihmë.

Për fatin e saj të mirë, aty pranë ndodheshin disa banorë të zonës të cilët janë afruar me shpejtësi. Ndërkohë, 50-vjeçari ka tentuar të largohej me shpejtësi. Banorët të shumtë në numër e kanë kapur dhe më pas rrahur shtetasin kanadez.

Më pas banorët lajmëruan policinë, e cila në pak minuta bëri të mundur ndalimin e 50-vjeçarit, që u mor më tej në pyetje në Komisariatin e Policisë Durrës. Policia ka vënë në dijeni edhe ambasadën kanadeze me qëllim marrjen e informacioneve rreth personalitetit dhe të shkuarës së tij. Vetë 50-vjeçari ka mohuar të ketë kryer këtë tentativë, duke deklaruar se vajza e ka keqkuptuar pasi nuk kishte për qëllim ta përdhunonte.

“Nuk është absolutisht e vërtetë. Unë i kërkova të më shoqëronte dhe në momentin që mbërrita në destinacion e falenderova duke e përqafuar. Ky gjest u keqkuptua nga vajza dhe bërtiti duke kërkuar ndihmë. Kjo është e gjitha. Në momentin që vajza bërtiti u afruan disa qytetarë dhe më qëlluan”,- mësohet të jetë shprehur ndër të tjera 50-vjeçari.

Ndërkohë, vajza nga Hungaria është marr gjithashtu në pyetje në prani edhe të një psikologe. Ajo ka pohuar se 50-vjeçari ka tentuar ta fuste forcërisht në apartamentin ku qëndronte prej pak kohësh. Mësohet se shtetasi kanadez qëndronte prej disa kohësh në qytetin e Durrësit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *