• |
ide | kryesore

Mogherini tregon pritshmëritë për hapjen e negociatave të Shqipërisë në qershor

Lajme, Planet



Përfaqësuesja e Lartë e BE, Federica Mogherini është shprehur optimiste në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në muajin qershor. Në fjalën e saj gjatë seancës plenare të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme, Mogherini u shpreh se mezi pret që të shohë që në qershor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nisin negociatat me BE-në.

“Kur të shikoni në hartën e Evropës, vëreni se Ballkani është në Evropë. Prandaj, në vend të fjalës zgjerim, më pëlqen të them ribashkimin e Ballkanit me Evropën “, tha Përfaqësuesja e Lartë e BE Federica Mogherini, në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme (AFET).

Në të njëjtën kohë kur Mogherini shfaqet tepër optimiste në lidhje me aspiratat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, Parlamenti holandez ka votuar pro rikthimit të vizave për shqiptarët.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *