• |
ide | kryesore

“Nuk do ta nxirrja Partizanin kurrë kampion”: Mema, po kur luaje me fanellën e të kuqve çfarë doje të bëje?

F1, Sport



Tirana dhe Partizani këtë herë mund të ndihmojnë njëra tjetërn: një fitore e të kuqve në transfertë me Kastriotin, e kombinuar me suksesin e bardhebluve kundër Kukësit, do të ishin pothuaj një siguri për mbijetesën. Në të njëjtën kohë, do të ishte edhe një bonus tjetër drejt matematikës titull për skuadrën e Gegës, që do kishte diferencën në këtë rast +15. I duhet të bëjë tifo për Partizanin, edhe pse tekniku Ardian Mema në fakt shprehet se titullin nuk do të donte kurrë tia jepte të kuqve, duke harruar ndoshta kohën kur luante për Partizanin…

“E kam thënë edhe njëherë, pasi kemi fituar me Kukësin fazën e tretë, dhe një nga pyetje që m’u bë ishte se po nxirrni Partizanin kampion – tregoi Mema në konferencë për shtyp -. Thashë një nga gjërat që nuk dua ta bëj kurrë është ta nxjerr kampion Partizanin. Kampionati i tillë është me pikë. Ndonjëherë ju bën nder, ndonjëherë jo. Ata i kanë pikët me meritë. Kukësi ka lënë pikë në momente të caktuara. Kampionati kështu është, gabimet duhet të jetë të pakta. Unë jam për lojë korrekte dhe të ndershme.

Nuk janë pozitat më të mira për Tiranën, por është morali i duhur për të përballuar sfidën me Kukësin, tepër të rëndësishme për renditjen, në kohën kur humbja mund ti përfshijë sërisht në ethet e mbijetesës. Tirana nuk do të ketë mbështetjen e tifozëve në Selman Stërmasi, pasi nuk ka siguruar dot faljen e dënimit, por do të ketë Micheal Ngo’o në prag të një jave impenjative me tre ndeshje mes kampionatit e Kupës. Anglezi është shumë i rëndësishëm për skuadrën dhe duhet të nisë titullar kundër bluve.
“Keqardhje e madhe që nuk do të jenë tifozët, pasi ata i kemi si lojtari i 12-të. Ata mund të jenë edhe lojtari i pare – komentoi tekniku -. Na duhen me çdo kusht tani, janë përkrahje e madhe për ne. Në Durrës na dhanë ndihmë të jashtëzakonshme. Do isha i kënaqur me rikthimin e tifozëve dhe Ngo. E thashë, tifozët janë shumë të rëndësishëm. Majkëlli është gjithashtu i rëndësishëm, ekipi ka besim kur e ka atë në formacion. Edhe ndeshjen e fundit, ata që ishin të gatshëm bënë mirë. Edhe stoli na intereson, të gjithë janë të rëndësishëm, nga Ngo e deri te lojtari më i ri. Duhet të jemi bashkë, të motivojmë njëri-tjetrit. Rikthimi i tij është pozitiv”.

Tirana ka avantazhin e 6 pikëve nga Kastrioti, por me 7 javë deri në përfundim të kampionatit situatat mund të përmbysen, ndaj dhe bardheblutë nuk duan të rrezikojnë mbijetesën, për të mundur të përqendrohen tek Kupa e Shqipërisë, që mund ti shpëtojë sezonin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *