• |
ide | kryesore

Rama ka të drejtë, zgjedhjet nuk duhet të shtyhen

2, Ide

Edi Rama dhe zëdhënësi i tij më i zellshëm diplomatik, shefi i OSBE-së, kanë folur sot lidhur me mundësinë e ndryshimit të datës së zgjedhjeve.

Kryeministri ka qenë i prerë, shtyrje nuk do të ketë. Ndërsa Bernd Borshard ka pyetur me ironi reporterët që i kanë zgjatur mikrofonin: “E ç’të mirë do të sillte shtyrja”?

Në fakt edhe pohimi i Ramës edhe ai i diplomatit, jetëgjatësia e të cilit varet nga projektet që i miraton qeveria, kanë diçka racionale. Sepse 30 qershori, si një datë tashmë e dekretuar nga Presidenti, do të kishte kuptim të ndryshohej vetëm me kushtin e pjesmarrjes së opozitës në garën lokale.

Po a ka sot opozita mundësi të përfshihet në këtë garë, pasi ka djegur mandatet me arsyetimin se nuk zhvillohen dot zgjedhje të ndershme, të lira dhe të barabata me këtë kryeministër?

Një veprim i tillë do të ishte një kamikazëri politike e paimagjinueshme.

Sepse zgjedhjet në këtë vend nuk mund t’i shpëtojë, as ndonjë lëmoshë e minutave të fundit, as ndonjë garanci ndërkombëtare, apo premtimi se Gjushi në Durrës apo Lala në Elbasan u hoqën qafe, e aq më pak ndonjë kompromis për “lëshimin” e ndonjë qyteti të madh.

Nëse me largimin përfundimtar nga parlamenti, opozita pati si qëllim ta nxjerë lakuriq regjimin e Ramës, nëse ajo u vetësakrifikua për të shërbyer si pasqyrë, ku njerëzit të shohin se të gjitha pushtetet i ka në dorë një njeri i vetëm, ajo duhet t’i shkojë në eksterm kësaj rruge: pra t’i braktisë edhe zgjedhjet lokale. Ta lërë të shpërfaqet deri në fund parodia e një pushteti që do të garojë me vetveten, që do të bëjë sikur ndeshet me palaçot që ka krijuar vetë, e që do të kthejë në lolo vëzhguesit ndërkombëtarë që do të sillen sikur monitorojnë një garë të rregullt.

Pra, në këtë kuptim, ajo që opozitës i duhet më pak, është një shtyrje e datës së zgjedhjeve. Prandaj edhe Rama ka të drejtë kur deklaron me vendosmëri se 30 qershori nuk preket. Ai nuk mund të falë një gjë që, as nuk ia ka kërkur kush, as nuk i duhet kujt.

Por edhe mbështetësi i tij, Broshard, nuk e ka gabim kur ngre dilemën se ç’do përfitohej nga zhvendosja e 30 qershorit. Këtu të gjitha palët bien dakord: E pse u dashkan bërë zgjedhjet detyrimisht me opozitën?

©Lapsi.al

21 Comments

  1. “Ndihme ndihme po me qin Koqo Ajolen,e shkelyu fare” -keto ishin piskamat qe u degjuan nga miushi hajdut Erion Veliaj, para se te fitonte 99% te votave te idioteve ne qytetin e bukur te tiranamutistanin

    Raporton gazekarja e ndershme
    Mira Karzhani (shtypsja)

  2. Opozita perfundimisht behet spektatore e farses se demokracise, qe po luhet. Vetem se pas shfaqjes qe do na gajasi te gjitheve, fillojne pa fre shpronesimet pa shperblim, lejet e tmerrshme te ndertimit, tenderat pa gare apo me gare te deformuar dhe kjo po behet rruge pa kthim realisht. E mira radikale mund te shnderrohet ne te keqen radikale.

    1. ou po pse nuk na jep ndonje mendim ti o i zgjuar, te shohim me cfare do na iluminosh ? ta them une se ska cfare ben. keshtu funksionon diktatura. kjo e mira radikale erdhi mbas se keqes radikale, jo ndermjet. pra pirdh pirdh, ta gezoni diktaturen. edhe nje gje te huajte kane kontribuar shume ketu, sepse po te duan e shuajne kete mesele brenda nates, sic ben me planin territorial kosove serbi, thjeshte tani bejne kot si profesora duke thene, keto jane probleme te vendit tuaj. pra jane hipokrit qe nuk mbajne pergjegjesi. KURBANNNNN OR XHANNN ta gezojme diktaturen. ne po vazhdojme te kerkojme per jashte se ketu nuk behet gje. erdhen prap komunistat me ane te sorosit dhe rames

    2. madje mos u merakos, se mbasi te filloni diktatura prap, do fillojne dhe evropianet te bejne njelloje. kete te mire radikale do filloje ta pervetesoi duke i nxjerr ata pak shqiptar me mend tru jashte loje. njelloje fiks sic ka bere Rama. pra dhe ata nuk jane ndryshe, jane komplet identik si rama qe thote e para vjen partia. keshtuqe rroft komunizmi dhe fashizmi. ec ta lumsha rrota kari ngelet gjith jetes

  3. D.m.th opozita nuk do mar pjese ne zgjedhje se nuk i fiton dot. Ky eshte problemi me demokracine se po nuk fitove me shume se kundershtari nuk te ve njeri kryeminister. Edhe une them se perball kandidaturash kaq te forta si Basha dhe Kryemadhi rrezik vetem me blerje votash fiton Rama.

    1. Kur u be kryeminister qenia me zvarranike ne politiken shqiptare, qe dhe i ati e respektonte aq shume sa i qiu gruan, jo basha , por dhe lefteri mamiqi apo ermal mamaqi mund te ja dalin o klod mero-vilja.

  4. Rama ka aq të drejtë sa ç’ka një i çmendur që vret dikë ( një ose disa) pasi ka kaluar në depresion. Çdo person tjetër,që vuan nga e njëjta sëmundje, do t’i jepte të drejtë, qoftë ky edhe nderkombëtar monitorues apo këshillues. Kjo sëmundje tek ne, quhet shëndet e gjëndje normale. Ka rrezik që kjo sëmundje të pushtojë Evropën , siç e ka pushtuar krimi shqiptar.

  5. ketu nuk diskutohet por nxirret bloza qe kane ne shpirt demokratikasit per shkatrimin qe po i behet pd nga lulka dhe keta qe i japin mend qe skane per vete keshtu ju pafsha jashte zgjedhjeve dhe shpeton shqiperia nga nje bande serbo ruse zi e me zi do ju behet rrugve do ngeleni me 5 militante te semure aspiratat demokratike nuk vdesin por bandat qe e kane marre peng po shkojne drejt vdekjes amen

  6. Epo nëse partitë e djathta apo më saktë PD që përmbysi partinë e krijuar nga serbët që sot ka emrin PS, qenkan të lidhur me komunistët serbë e rusë, le ta gëzojnë shqiptarët rilindjen e drogës së Edi Ramës.
    Shqiptarët kanë të drejtë të këndojnë këngën :
    “Lartë më lartë e o shokë,
    famurin e ……drogës

  7. Opozita jo qe nuk duhet te hyje ne zgjedhje por duhet te ishte radikalizuar me kohe . Por perseri ka kohe . Para se te radikalizohet duhet te dale me nje program zhvillimi dhe nje program per ndryshime rrenjezore te sistemit zgjedhor dhe kushtetues . Para se te radikalizohet duhet ti vendos ne tavoline te gjatit tone te gjitha propozimet e duhura per nje shtet demokratik dhe ligjor . Se pari duhet te vendose vetingun apo amnistine per te gjithe politikanet ne menyre qe ti jepet fund nje here e mire kesaj paçavureje qe kane bere ne kurriz te popullit .

    Ne programin e saj te zhvillimit dhe rritjes se mireqenies se vendit , opozita duhet te kete me deomos pikesynimet qe duhet te arrihen dhe se si do ti arrihen ato . Lufte pa kompromis krimit dhe si do ta beje , lufte pa kompromis korrupsionit dhe si do ata beje , ndalim me ligj te PPP-ve dhe kompanive off shore , pergjysmim te numrit tepunonjesve shteterore dhe menjeher dyfishim rrogash …etj etj.

    Ne sistemin zgjedhor duhet te beje propozimin se se çfare kerkon sistem maxhoritar apo proporcional me lista te hapura apo proporcional me prime?
    Te kerkoje votim dhe numerim elektronik (motoja e opozites ne 2017 kjo ishte).
    Te eliminohet njehere e pergjithmone partite nga organizimi i zgjedhjeve dhe te bihet dakort se kush duhet ti organizoje ato .

    P.S.
    1
    Z.Bushati meqenese Ju , Shkullaku , Lubonja , Rakipi e shume analiste te tjere jeni opozitar te perjetshem , meqenese ju keni nje televizion apo portal ku mund tju degjohet zeri , meqenese ju hyni tek ajka e kesaj shoqerie , atehere ju takon juve te nderhyni apo te organizoni takime me ajken e shoqerise civile te ketij vendi (qe per hire te vertetes e kemi me shumice por qe nuk ju degjohet zeri sepse nuk i lene korbat e politikes) dhe te beni propozimet e duhura per ndryshim . Biles , ne portalin tuaj ju mund te hapni edhe nje faqe ku gjithsesili prej nesh te jape idete e tija dhe nga te gjitha keto ide te perzgjidhet ajo me te mirat dhe me te domosdoshet .
    Do te duket ishprehje komuniste por sinqerisht jua them : Sot , Atdheu ka nevoje per kedo por sidomos per ju ajken e shoqerise civile dhe kushdo nga ju eshte i detyruar te jape kontributin e tij .
    Do ta mbyll me nje thenie ta Ataturkut ne betejen me anglezet dhe francezet kur ushtareve te tij u mbaroi municioni . Deri me sot ju kam urdheruar te luftoni , tani ju urdheroj te vdisni per Turqine .
    Dhe fundin besoj e dini ? Mjaftoi nje motivim per Atdheun qe edhe pse pa municione luften e fituan Turqit . Prandaj per te gjithe ajken e shoqerise civile di te them se TANI ESHTE KOHA TE VEPRONI , TANI ATDHEU KA NEVOJE PER JU .

    2
    Fjales “ lolo “ ne Shqiperi i eshte dhene nje konotacion negativ kur ne te vertete eshte e kunderta .
    Nje shprehje thote : Mbrapa kraheve shahet edhe mbreti . Ne kohe te mepareshme , asnje njeri jo qe nuk e shante dot se i pritej koka ne çast por nuk kishte guxim ti thonte mbretit edhe te verteten nese ajo ishte ne kundershim me deshiren e tij . Atehere njerez te mençur “shpiken” zanatin e lolos . Lolua perveçse kishte detyre ti ngrinte humorin mbretit , ishte dhe i vetmi qe mund edhe te tallej me te . Por gjithmone ne brendesi te talljes kishte te verteta te hidhura per mbretin . Shume mbreter nga lolot e kane mesuar qe ishin brinjar .

    Respekte çdo Shqiptari ! Eshte koha qe gjithsecili te jape kontributin e tij per te miren e femijeve tane dhe te vendit tone . TUNG

  8. Edhe te shtyhen edhe mos te shtyhen,asgje nuk ndryshon sepse opozita pret qe ta rrezoje Ramen me protesta turni u dyte dhe i trete.Po ke bythe hidhu ne sulm dhe fito ,po s’ke bythe merru me gazetari dhe Shkullakun komisar te ballit.Shkrimi eshte i kote sepse nuk thote ndonje gje pervecse ben nje permbledhje ne mullarin e politikes.

  9. OK bushat.
    & Prgzime për punen qe po ben, ka kohe, paç te mira! 🤣.
    Prshnd komentuesin xxxxxxxx, perseri, dhe ju prshndes te gjitheve me ket pasazh qe xxxxxxxx bie, ja:
    🤣 Ataturkut (Ataturk kosovari)
    ne betejen me anglezet dhe francz., kur ushtarve u mbaroi municioni u tha:- Deri me sot ju kam urdheruar te luftoni , tani ju urdheroj te vdisni per Turqine!.
    ….
    Turqia e fitoi luften.

  10. OK bushat.
    & Prgzime për punen qe po ben, ka kohe, paç te mira! 🤣.
    Prshnd komentuesin xxxxxxxx, perseri, dhe ju prshndes te gjitheve me ket pasazh qe xxxxxxxx bie, ja:
    🤣 Ataturkut (Ataturk kosovari)
    ne betejen me anglezet dhe francz., kur ushtarve u mbaroi municioni u tha:- Deri me sot ju kam urdheruar te luftoni , tani ju urdheroj te vdisni per Turqine!.
    ….
    Turqia e fitoi luften.

  11. shshshshtttttt mos flisni, pse ja tregoni problematikat ? ky politizoi gjithcka se me demek dinte ti jepte makines. dhe arriti ti mbush mendjen popullit qe nuk ka kartel. pse duhet ta ndihmojme…pak se na vodhi gjithcka, le te rri me evropianet e dashur qe rrijne shikojne dhe jane kokoshka duke gezuar. ne fund evropa do dali e fituar ju jeni kurban, orandaje e promovoi qe ne fillim librin edi rama. tani ikni digjni ndonje katedrale tjeter dhe nxirrni sgarbin te thote ndonje nga perlat e veta plot hipokrizi.

  12. ne fakt le ti gezojne vjedhjet, se ne nuk mund te bejme me gje. gjynah se mund te kishte dale shqiperia vend origjinal, por e shiten keta rilindasit tek tregu cam ne shkembim te mediokritetit ne mas.

  13. Zoterinj komentues , nuk eshte faji jone qe Rama tall karin dhe bolet me ju ,liderat tuej dhe kazanxhinjte qe lepijne bythen e liderave tuej . Rama dhe PS i kane fituar zgjedhjet edhe kur ne fuqi ishte saliu me gjithe aparatin e dhunes policore ,shikut edhe gjithe veglave politike neper zyrat e shtetit .Keshtu qe kot e keni me propaganden e pjerdhur tipike prej “humbesish” sepse nuk keni cfare tu beni 1 milion shuplakave qe ju ka dhene historikisht ,ne cdo zgjedhje, e majta.

    1. fol per vet neve te tjereve na ka prish pune keq per gjera qe ju po i gezoni tani, sepse atehere as qe mendonit te punonit. tani ju futi rama nen sqetull dhe oburra rroft partia. . keshtuqe zoteri komentues shiko punen tende, kjo e jona nuk eshte propagande sepse jo gjithmone behet fjale per propagande o militant. sa per zgjedhjet mos u merakos daje duket qe qenke i ri ne kete sport ( menderisht ). sic thashe vjen nga fakti qe ju ka futur nen sqetull rama dhe po fluturoni me prras ne bythe

  14. O rob qire i pa emer nga veshet nuk degjon ,nga syte nuk shikon o qorr idiot,vjen ne pushtet me vota te blera dhe me bandat kriminale .vjen ne pushtet me leke hashashi por tani pidhin e sateme ke edhe ti ,edhe ai sac kishit ne zgjedhjet per mandatin e dyte .Kurse mandatin e pare e mori me –Legalizimin ”falas”,me shendetesine ”falas”Tani merr pidhin e motres dhe gruas tende me ai .Prandaj e beri parlamentin si nevojtore te ridhjerjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu