• |
ide | kryesore

Ish-kampioni argjentinas sulmon Dybala: “Je 25 vjeç, kur do luash prej vërteti?”

Sport



Karriera e Paulo Dybala duket perfekte: tituj, kupa dy finale Champions e një rol protagonisti në Juventusin që fiton gjithcka. Gjërat u komplikuan pak me ardhjen e Cristiano Ronaldo, por argjentinasi mbetet një nga lojtarët e rëndësishëm të bardhezinjve. E megjithatë për disa nuk ka bërë ende mjaftueshëm. Claudio Caniggia, legjenda e futbollit argjentinas ka nisur një sulm të fortë për numrin 10 të Juventus përmes Fox Sports.

“Kur do ta shfaqësh veten vërtetë? Je 25 vjec. Je një futbollist i madh. Je tek Juventus me numrin 10 në shpinë, por unë dua të të shoh me kombëtaren. Dua që ti të shfaqesh e të dukesh kur luan me Kombëtaren“. Në fakt, Caniggia e ka edhe me mënyrën se si luajnë Albiceleste, me të gjithë që kërkojnë Messi: “Duhet të jenë tre ose katër lojtarë që udhëheqin skuadrën, pastaj pjesa tjetër e ndjek, si bënin me Burruchaga, Maradona, Valdano. Nëse po luajmë majtas dhe Messi është 30 metra larg, duhet vazhduar në të majtë. Nuk është e mundur të kërkojmë nga Messi të zgjidhë gjithcka!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *