• |
ide | kryesore

“Italian m…”: Tekniku i Chelsea, Sarri, ofendohet nga pankina e Burnley

Sport



Polemika që nuk kanë fund pas ndeshjes mes Chelsea e Burnley, një barazim që komplikon ecurinë e një vendi në Champions për londinezët. Maurizio Sarri, i përjashtuar në fund se doli nga zona teknike, nuk u prezantua në konferencën për shtyp ndërsa ka bërë të ditur se është ofenduar nga pankina kundërshtare, që e ka quajtur “italian m…”. “Sarri është shumë i nervozuar për atë që ndodhi. Gjatë ndeshjes, adrenalina të bën të thuash fjalë që nuk do të doje ti thoshe” ka komentuar asistenti i tij Zola.

Barazimi komplikon ecurinë e Blues, që kanë ende tre ndeshje në dispozicion (Manchester United, Ëatford e Leicester) për të kërkuar një pozicionim europian në Champions League. Përndryshe duhet fituar Europa League për të mos mbetur jashtë skenës më të rëndësishme për të dytin vit radhazi.

Sarri, i përjashtuar se doli nga zona teknike, duke protestuar për kartonin e verdhë ndaj Kovacic, nuk është prezantuar në konferencën për shtyp, duke i lënë vendin zëvendësit Gianfranco Zola. “Sarri u përjashtua dhe nuk e mendoi se të fliste ishte gjëja e duhur. Mendoj se iu tha dicka nga pankina e tyre, por do të shohim për cfarë bëhet fjalë. Kjo cështje do të ketë një pasojë”.

Në këtë pikë është e qartë se do të hapet një hetim nga FA: fajtorët e fyerjeve diskriminuese rrezikojnë deri në 5 javë skualifikim.

HIGUAIN I TËRBUAR ME ZËVENDËSIMIN
Gonzalo Higuain ka rigjetur kundër Burnley rrugën e rrjetës, por nuk e ka fshehur pakënaqësinë dhe nervozizimin kur u zëvendësua nga Giroud në minutën e 77′. I kthyer në pankinë, Pipita ka hedhur poshtë me tërbim shishen plastike pranë tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *