• |
ide | kryesore

Prapaskena e Milan-Lazio: tifozët bardhekaltër do ndërprisnin ndeshjen me…banane

Sport



Milan-Lazio në Kupën e Italisë duket se është e destinuar të prodhojë konflikte dhe jo vetëm sa i përket lojtarëve në fushë, gjë që duhet vlerësuar se nuk ndodhi në fushën e lojës. Por protagonist u bënë sërisht sjelljet raciste. Duke nisur nga parrulla fashiste e vendosur në sheshin Loreto që nuk ka të bëjë aspak me sportivitetin e një ndeshje futbolli, por që ishte kornizë e asaj që do të ndodhte në San Siro.

Ofensiva e menduar kundër Bakayoko, pas cështjes Acerbi, u verifikua me koret “Kjo banane është për Bakayoko” që u ngrit para fillimit të ndeshjes. Lega Calcio kishte premtuar tolerancë zero por, me përjashtim të thirrjeve të spikerit të stadiumit, nuk pati ndërpreje të ndeshjes pavarësisht se koret kundër mesfushorit kuqezi u kompletuan nga ekzibicioni i tre bananeve.

Sipas asaj që tregon Corriere della Sera, kishte një ide për të ndërprerë ndeshjes në rast se do të ishin bardhekaltrit që do të shkonin në disavantazh. ‘Curva Nord’ kishte menduar të shkonin në Milano me fanellat e Acerbi veshur për të prezantuar një koreografi që do të ndihmonte më pas me hedhjen e bananeve në fushë, për të ndërpreë ndeshjen. Fitorja e skuadrës së Inzaghi e anulloi këtë plan.

Tani mbetet të pritet për vendimet e Gjykatësit Sportiv. Në relacionin e arbitrit nuk duhet të ketë sinjalizime, por inspektorët e Figc, mund të ndërmarrin ndonjë veprim. Sanksionet shkojnë nga gjoba për shoqërinë, tek skualifikimi i sektorit, ose në rastin ekstrem është rreziku për ta luajtur finalen e Kupës së Italisë me dyer të mbyllura, ose me vetëm tifozët kundërshtarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *