• |
ide | kryesore

Rami Malek i bashkohet kastit të aktorëve në filmin James Bond

Paparazzi, Slider



Disa detaje të reja janë publikuar për herë të parë mbi filmin e ri të James Bond. Edhe këtë vit, aktori 51-vjeçar Daniel Craig, i preferuari i regjisorit, do të jetë personazhi kryesor i filmit. Kjo është hera e pestë që Craig rrëmben rolin e merituar të personazhit më të preferuar të filmave aksion. Ndërkohë një emër i ri por jo më pak i famshëm i është bashkuar kastit të aktorëve të filmit. Bëhet fjalë për Rami Malek, 37 vjeç, i cili do të ketë rolin e personazhit negativ, që do t’i kundërvihet Bond-it dhe ka premtuar se nuk do t’ia bëjë edhe aq të lehtë misionin agjentit 007. Emra të tjerë që do t’i bashkohen kastit janë: Dali Benssalah, Lashana Lynch, Ana De Armas, David Dencik dhe Billy Magnussen. Ndërkohë, nuk do të mungojnë ikonat e filmit, Ralph Fiennes, Lea Seydoux, Naomie Harris,  Ben Whishaw, Rory Kinnear dhe Jeffrey Wright.Filmi do të xhirohet në Norvegji, Angli dhe itali.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *