• |
ide | kryesore

Tragjedia/ Vdes në fushë mesfushori: luante kundër këshillës së mjekëve

Sport



Mund të kishte marrë pjesë në Kupën e Afrikës e para historike për Burundin, kombëtaren e tij. Për fat të keq, në moshën 28 vjecare e dy muaj nga fillimi i turneut, mesfushori Papy Faty humbi jetën, pikërisht në një fushë futbolli. Ajo që i dha fund ekzistencës së tij ishte një infarkt gjatë një ndeshje në Afrikën e Jugut mes vendasve të Bidvest Wits e Malanti Chiefs, klub i shtetit të vogël të Zvaziland në të cilën luante prej pak kohe Faty.

Sipas burimeve lokale, mjekët e kishin lajmëruar më parë mesfushorin burundez për mundësinë e pësimit të një ataku kardiak nëse nuk i varte këpucët në gozhdë. Por Faty vazhdoi të luante njësoj, duke refuzuar të njihte diagnozën, pavarësisht se i kishte ndodhur një herë të humbiste ndjenjat gjatë një ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *