• |
ide | kryesore

Ultimatumi përfundon të premten: pagat nuk duken, Flamurtari në dilemë veprimi

F1, Sport



Ditë të qetë para stuhisë, kështu mund të përkufizohet atmosfera tek Flamurtari, në pritje të përfundimit të afatit të ultimatumit të lojtarëve për pagat e pakryera nga klubi. Në fakt, është një pritje ku në Vlorë nuk mbajnë shumë shpresë, pavarësisht deklaratave se brenda të premtes do të kaloheshin të paktë dy muaj pagesë. Sinan Idrizi ka kohë që luan premtimesh me kuqezinjtë, madje duke përdorur edhe kundërsulmin si strategji, por këtë herë duket se rrezikon më shumë se cmund të mendojë. Brenda klubin kanë qarkulluar fjalët për një largim të kompanisë turke, gjë që sipas burimeve brenda klubit, është mundurar të mbahet e fshehtë deri në përfundim të sezonit, për të mos destabilizuar më keq skuadrën.

Por ditët e mbetura në dispozicion të përmbushjes së detyrimit të kërkuar nga lojtarët kanë mbaruar, më saktë ka mbetur vetëm një,dhe situata duket e pashpresë. Lojtarët ndërkohë, vazhdojnë stërvitjen, përpara transfertës së Korcës me Skënderbeun, por mendja nuk mund të jetë aspak në fushë, edhe pse në lojë është një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Ndër rebelët, edhe pse me një justifikim edhe ai, është Elton Kale. Braziliani ka akuzuar një dëmtim në kavilje dhe nuk ka dalë në stërvitje prej dy ditësh. Më shumë se kavilja, lojtarin e ka penguar situate dhe kjo gjë mund të reflektohet në fushë që në ndeshjen e të dielës.

Futbollistët e Flamurtarit nuk kanë ende një veprim në mendje dhe janë në dilemën nëse duhet të shtyjnë përpara edhe javët e mbetura të kampionatit, apo të shkatërrojnë gjithcka kanë arritur në 30 javët e Superiores…por për të mësuar vendimin, duhet pritur sfida me Skënderbeun.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *