• |
ide | kryesore

Haradinaj: Do t’i përgjigjemi çdo provokimi të Serbisë

Planet



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur sërish lidhur me Samitin e Berlinit që pritet të mbledhë ditën e hënë liderët e Ballkanit Perëndimor në një tryezë bisedimi. Haradinaj u shpreh se nuk do të tolerojë asnjë provokim nga pala serbe, duke theksuar se në të kundërt do të merren masa ndëshkimore. “Nuk po paragjykoj çfarë masash, po edhe na dimë me ia dalë vetë”, ka thënë numri një i qeverisë së Kosovës.

Me qëllim që pala kosovare të mbajë një qendrim të unifikuar dhe sa më përfaqësues, Haradinaj zhvilloi dje një takim me kreun e shtetit, Hashim Thaçin, për të folur paraprakisht lidhur me pikëpamjet e tyre sa i përket gjetjes së një zgjidhjeje, që do të mundësojë rivendosjen e dialogut dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. “Mendoj që qëndrimet që i ka mbajt qeveria janë të Kosovës, jo vetëm të kryetarit të qeverisë. Kam shpresë se nuk do të kemi shpërputhje me presidentin.”- u shpreh për mediat para takimit Haradinaj.

Më herët Haradinaj është shprehur optimist mbi mundësinë e negocimit të një marrëveshjeje me Serbinë  për njohje reciproke në punimet e Samitit. Nga ana tjetër, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk ka shfaqur pritshmëri për stabilizimin e marrëdhënieve dypalëshe pa përmbushjen e parakushtit për heqjen e taksës doganore mbi mallrat dhe produktet serbe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *