• |
ide | kryesore

Operacioni ndërkombëtar ‘Pikaso’/ Kapet ‘skifteri’ laçian i kërkuar nga Belgjika

Lajme, Të fundit



Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 27-vjeçar që ishte shpallur në kërkim nga drejtësia belge si pjesë e një grupi kriminal në fushën e vjedhjeve të banesave dhe të pronave.

Operacioni është zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Task Forcën “Anti Skifter” pranë Policisë së Shtetit.

Çfarë thotë policia.

Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i kërkuar për llogari të drejtësisë belge në kuadër të operacionit të përbashkët ndërkombëtar të koduar “Pikaso”, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e vjedhjeve të banesave dhe të pronave në Belgjikë e në qytetet e tjera belge, ku si rezultat u arrestuan 8 shtetas shqiptarë, 3 prej tyre në Shqipëri dhe 5 në Belgjikë.

Në vijim të këtij operacioni, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me Task Forcën “Anti Skifter” pranë Policisë së Shtetit, organizuan operacionin e koduar “Adriatiku”, për kapjen e një pjestari tjetër të organizatës kriminale i shpallur në kërkim nga drejtësia belge.

Në bazë te informacioneve të marra në rruge operative dhe pas një punë të mirë organizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit E.K., 27 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, me vendim të datës 25.04.2019 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale në ngarkim të tij “Vjedhje më shumë së njëherë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grup i strukturuar kriminal” .



1 Comment

  1. Ja dhe nje kryeskifter tjeter bie ne prangat e policise,nje skifter me pak nga bandat e familjes berisha,vazhdon keputja e kraheve te oktapodit salih deri ne zhdukjen e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *