• |
ide | kryesore

Futboll jashtë kontrollit: incidente pafund në fushat e lojës

F1, Sport



Incidentet dhe problemet janë bërë aq të pranishme në futbollin në vend, sa të bën cudi nëse nuk ndodh dicka, në ndonjë nga fushat. E nuk po flasim vetëm për nivelet e ulëta, por edhe Superioren. Grushta pas ndeshjes, hedhje gurësh, kontestime, në fund prodhojnë pak lojë e shumë zhurmë. Në Korcë lojtarët kërkojnë ti zgjidhin kontradiktat me forcë, ku protagonistët absolutë ishin Idriz Batha dhe Marco Radas. Inatet e fushës, me ndërhyrjen e minutës së 53 mesfushori i Flamurtarit ka preferuar ti diskutojë në fund. Një skenë e shëmtuar, ashtu si ajo në Gjirokastër, edhe pse ndodhi jashtë stadiumit, me tifozët bardheblu që bllokuan autobusin e Tiranës në shenjë kontestimi. Në Selman Stërmasi Emirjon Sino duhet të dalë nga fusha i shoqëruar nga Security për ti shpëtuar protestave të Partizanit, që fajin për mungesën e fitores kundër Lacit e shprehu mbi arbitrin e ndeshjes, duke harruar se penalltinë bujare me të cilin barazoi e akordoi pikërisht Sino.

Me zbritjen e nivelit, kategorisë, natyrisht rritet intensiteti i incidenteve, shkalla e tyre dhe mjafton të shkosh në Pezë Helmës për të kuptyuar se cfarë ndodh, cdo javë madje. Vora nuk mund të pranojë humbjen dhe zbritjen e mundshme nga Kategoria vetëm se Veleciku vendosi të luante pa hapur rrugë. Një guerrilje e vërtetë ku të gjithë, përfshirë stafin e skuadrës së Vorës, ishin në kërkim të arbitrit Llapra. Ndoshta mund ti kishte shpëtuar një penallti, në pretendimet e tyre, por kjo nuk do të thotë të bëhet gjueti për arbitrin. Kamza e di më mirë, po sic duket Vora nuk e ka problem, duke qene se do të shkojë pikërisht aty ku u dënuan kamzalinjtë, edhe pa u dënuar.

Gurët pushtojnë Delvina Shkumbini, të paktën në akuzat e bëra nga tekniku Bano, në një ndeshje të tensionuar ku bardhkaltrit janë vënë nën presionin e ambjentit, për të dalë të mundur, gjë që i hoqi nga duart vendin e parë të renditjes në Grupin B të Kategorisë së Dytë. Incidentet kanë përshkruar edhe Albpetroli Kelcyra, e ndërprerë për 6 minuta për një faull, por në fund të fundit të gjitha këto nuk ndodhën për herë të parë. Thjesht tani vendosen objektivat dhe të gjithë kërkojnë të marrin në duart e tyre fatet e lojës, duke e nxjerrë futbollin nga binarët…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *