• |
ide | kryesore

Zgjedhjet vendore, 5 deputetë të PS-së bëhen pjesë e garës

Lajme



Pesë deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe dy prefektë të porsaemëruar, do të bëhen pjesë e garës elektorale për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Kështu, deputeti Pjerin Ndreu është kandidatura e shpallur prej kohësh për drejtimin e Bashkisë së Lezhës.

Ndërsa, deputetët Nuri Elbi, Rakip Suli, Flamur Golemi, Ilir Xhangolli, priten të dorëzojnë mandatet për t’iu bashkuar betejës së lokaleve respektivisht në bashkitë e Përrenjasit, të Kamzës, Gjirokastrës dhe të Pogradecit.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, deputët e lartpërmendur do të zëvendësohen nga 5 figura të reja të PS-së. Deputeti Ndreu në Lezhë do të zëvendësohet nga Adriana Jaku, mandatin e Belbës në Elbasan do ta marrë Desantila Tahiraj, ndërsa kryetari i organizatës politike të rinisë socialiste (FRESSH), Eljo Hysko, do të ulet në Kuvend në vend të deputetit Rakip Sulit. Drejtimin e Bashkisë së Pogradecit pritet ta marrë Ardit Konomi, ndërsa në krye të qeverisjes vendore të Gjirokastrës, do të vijë Laert Duraj.

Kryeministri Rama ka emëruar më herët në detyrën e prefektit të Qarkut të Shkodrës, Valdrin Pjetrin, i cili tashmë ka prezantuar kandidaturën për postin e kryebashkiakut. Po ashtu, Gledian Llatja është emëruar në prefekturën e Elbasanit, për t’iu bashkuar më pas garës elektorale.

Lista e plotë me emrat e kandidatëve zyrtarë për 61 bashkitë e vendit pritet të bëhet publike në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, që do të mbahet më 11 maj. Sakaq, kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj do të rikandodojë për një mandat të dytë.

KANDIDATËT E RIKONFIRMUAR

Tiranë – ERION VELIAJ
Vlorë – DRITAN LELI
Fier – AMANDO SUBASHI
Korçë – SOTIRAQ FILO
Mirditë – NDREC DEDAJ
Librazhd – KASTRIOT GURRA
Tepelenë – TËRMET PEÇI
Divjakë – FREDI KOKONESHI
Belsh – ARIF TAFANI

KANDIDATË TË RINJ TË PS-SË
Malësi e Madhe – TONIN MARINAJ
Kukës – SAFET GJICI
Berat – ERVIN DEMO
Tropojë – REXH BYBERI
Kavajë – ARBEN HUGIA

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *