• |
ide | kryesore

Basha: Do të vazhdojmë aksionin tonë, nesër pasdite do të bllokojmë disa akse

Lajme, Të fundit



Pas takimit me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin, lideri i opozitës, Lulzim Basha është shprehur se asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimet e tyre.

Ai deklaroi se nesër në orën 11:00 do të ketë një prezantim nga koalicioni opozitar të planit për qeverinë tranzitore dhe në orën 18:00 të së enjtes do të ketë sërish bllokim të disa akseve kombëtare.

“Jemi në një krizë të thellë, politike kushtetuese, ekonomike dhe sociale dhe siç u bë e qartë dhe 24 orët e fundit dhe një krizë totale të integrimit në BE. Shkaku i kësaj krize është qeveria e lidhur me krimin që ka asgjësuar kushtetutën, demokracinë, zgjedhjet, themelin e llogaridhënies së qeverisë para qytetarëve që është vota e lirë. Ne do të vazhdojmë aksionin tonë në të gjitha planet. Nesër në orën 18:00 do të nisë aksioni në të gjithë vendin për bllokimin e disa aksve”, deklaroi Basha.



6 Comments

  1. Bravo kryetari opozites pa ide. Neser bejani nervat kacurrel shoferave se rrugen po e bllokoni ju dhe jo qeveria.

  2. O Pallosh O lul au trap je tu i prish pune Shqipetarêve te thjesht qe levizin per pune e halle. Nuk bllokohet rruga o Poc Tamam Poc.
    Nuk arrije tju kuptoj o bande Budallejsh.

  3. Pse nuk i privatizojne edhe rruget bashke me Astirin,le ti marre te gjitha Saliu dhe pastaj nuk kemi me akse dhe paralele.Karrlliqet e Lulit qe do behet K/m me zor.

  4. o kryetar pallosh i opozites , pse nuk blloko intitucionet e qeverise por na blloko rruget ne . o koqe , shpitaret qe i blloko neper rruget e ndryshme jane hallexhi qe leviz nga puna ne shtepi apo qe shkojne per te udhetuar neper qytete te tjera apo neper airoporte ose porte per te ikur jashte , pse duhet te humbin fluturimet apo udhetimet prej teje . para 1 jave me kapi trafiku ne fier vetem prej bythes tende dhe vetem me shton urrejtjen per kete veprim dhe jo mbeshtetje …………..

  5. Nuk mbush lulu nga keto qe thoni ju salihu i ka lene detyre shtepie ketyre shpellareve per te bllokuar rruget

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *