• |
ide | kryesore

Reperi Soulja Boy dënohet me burg

Paparazzi, Slider



Soulja Boy do të kalojë tetë muajt e ardhshëm ne burg.
Reperi ishte në gjykatë të martën ku atij i janë caktuar 240 ditë burgimi dhe 265 ditë shërbim ndaj komunitetit pasi ka thyer lirinë e tij me kusht.Sipas TMZ, një gjykatës i ka thënë fillimisht se po shqyrtonte që ta dënonte me dy vite burgim. Më herët gjatë muajit Soulja Boy ishte dërguar në gjykatë pasi kishte dyshime se ai dështoi të kryente shërbimin ndaj komunitetit.
TMZ raporton se policia ka gjetur armë në shtëpinë e Soulja Boy e kjo pritet të sjell më shumë probleme për të. Teksa ai ishte ne burg, shtëpia e tij në Kaliforni ishte grabitur dhe aty janë vjedhur stoli në vlerë 500 mijë dollarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *