• |
ide | kryesore

Skandali i Serie A/ Lazio pro-Atalantës për të penguar Romën: “Liga të shqetësohet për fjalët e Ranierit”…

Sport



Jehona e fjalëve të Claudio Ranieri për Lazio – Atalanta, një ndër betejat kryesore në luftën për Champions, teksa ka kujtuar një Lazio – Inter 0-2 nëntë vite më parë, ka ngacmuar fort dhe ka sjellë reagime të menjëherëshme nga ana e klubit bardhekaltër. Mbi të gjitha, për paragjykimet e asaj ndeshje në të cilën një pjesë e tifozëve laciale ftoi pikërisht skuadrën për t’u mundur nga zikaltërit, për të mos favorizuar Romën në luftën për titull. “Me Interin më 2010-ën ka ndodhur kështu, por unë duhet të mendojë për të luajtur – ka thënë trajneri romanist në konferencën për shtyp në Trigoria, përpara transfertës ndaj Xhenovës – Kam qenë gjithmonë i drejtë dhe kjo për mua është e rëndësishme. Për pjesën tjetër le të mendojë Liga”.

REAGIMI – Për mikrofonët e Lazio Style zëdhënësi i klubit bardhekaltër, Arturo Diakonale, ka deklaruar: “Besoj se në këto deklarata të Ranierit duhet të ndërhyjë Liga, duke se qenë bëhet fjalë për deklarata serioze dhe të rënda. Tifozi mund të thotë atë që do, ndërsa personat e përgjegjshëm duhet të japin deklarata që janë të mbështetura në prova mbi të gjitha kur gjithçka është sulm ekskluziv drejt një skuadre dhe një klubi që nuk e meriton. Trajneri që përzien dy role dhe lëshon deklarata si tifoz dhe jo të një drejtuesi të përgjegjshëm besoj se është një fakt që duhet ta shqetësojë Ligën. Nuk mund të pranojmë epitete të këtij lloji që në fakt nuk i meritojmë. Deklaratat fryt i një mentalitetit që sjell përgatitjen e ndeshjes të së dielën duke na bërë të luajmë me forcat maksimale, por kjo nuk ishte e nevojshme për t’u nënvizuar. Lazio do të bëjë pikërisht pjesën që i takon duke luajtur 100% dhe duke zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Atalantas, kushërinjtë të jenë të qetë dhe të mendojnë për atë që duhet të bëjnë ata. Ky kampionat nuk i meriton këto bishta helmuese, Lazio nuk ka asnjë arsye të hapi polemika me Romën, por prononcime të këtij tipi gjykimi sjellin ndarje dhe tensione mes tifozëve që nuk përfitojnë asgjë, por vetëm elementë negativë”. Dhe drejtori i komunikimit të Lacios, Stefano De Martino, ka shtuar: “Deklaratat e Claudio Ranierit janë të rënda, sepse vijnë nga zyrtarë: kjo ndërhyrje do t’i kushtojë shumë rëndë. Kujtoj që ka një procedim për çështjen që lidhet me ndeshje ndeshjen Lazio – Inter të 2010-ës”. Në fund, De Martino ka folur edhe për ndërtesën që mban muralin e Immobiles dhe që është dëmtuar natën: “Roma duhet të japi llogari pse murali është dëmtuar: iniciativa e nisur nga Liga e Serisë A ka qenë e propozuar nga ne. Dukej një iniciativë e rëndësishme për dy artistë që kanë marrë pjesë në veprën për të festuar Kupën e Italisë. Ky argument duhet të ngacmojë ndjeshmërinë e të gjithëve, ndërsa i përgjigjemi kështu sulmit absurd të ardhur nga Trigora. Aksionet formale nuk na takojnë ne, por organeve kompetente”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *