• |
ide | kryesore

Bllokohen në Rinas 26.5 mijë euro, i riu nuk i deklaroi në kufi

Lajme



Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Nje i ri, 38 vjecar eshte procedohet penalisht, pasi i jane gjetur me vete 26500 euro, te cilat nuk i kishte dekaruar. Mesohet se ai do të udhëtonte për jashtë vendit, por kishte shmangur proceduren e deklarimit ne dogane.

NJOFTIMI

Në kuadër të masave të përbashkëta të marra mes Policisë Kufitare dhe autoriteteve doganore për rritjen e masave në drejtim të forcimit të kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë paradites së sotme është evidentuar dhe goditur një tjetër rast i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë të shtetasit J. S. 38 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën, i gjeti këtij shtetasi 26500 euro te padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve materialet do ti kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”



1 Comment

  1. kan qen per zahon qe rama me roshin e kan shitur ne greqi si dikur qe shiti gruan makoqin e vllaun gregorin tek janatullosi.i han shum bytha rames per vllazer e niper.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *