• |
ide | kryesore

Gabimi në derbi i Pjanic është fatal: Juventus kthen sytë nga kampioni i Tottenham…

Sport, Video



Mund të jenë zëra merkato, por pas gafës së bërë në derbin me Torinon, duken shumë më tepër se aq. Ndoshta lidhet me faktin se po flasim për një që deri tani ka luajtur një ndeshje më shumë edhe se i palodhshmi Ronaldo (42 ndaj 41), por është fakt që Miralem Pjanic ka kaluar një sezon nën ton. E, ndoshta, lidhen me rendimentin në rënie të boshnjakut, problemet e lojës së Juventus këtë vit. Patsaj ajo kundër Torino, ishte me shumë mundësi ndeshja më e dobët sezonale e jo vetëm për gabimin që i kushtoi bardhezinjve golin e Lukic.

Idetë, gjetjet e ritmi i lojës që duhet të impononte, janë parë në shumë pak raste tek boshnjaku. Natyrisht nëse nuk ishte ai që të ndizte dritën, bardhezinjtë duhet ti zgjidhnin gjërat individualisht. Edhe pse në krah të Pjanic kishte lojtarë që sakrifikonin, por jo me këmbët dhe inteligjencën e rafinuar të tij. Gjë që nuk do të ndodhë edhe me ardhjen e Ramsey nga Arsenal.

Për këtë, në Torino po mendojnë të rrisin nivelin teknik të mesfushës, duke bërë një tentativë të fortë për Paul Pogba, ose duke gjetur një zëvendësues me nivel teknik edhe më të lartë. Në krye të listës së dëshirave të Paratici ka vetëm një lojtar që mund të zëvendësojë Pjanic. Bëhet fjalë për Christian Eriksen të Tottenham, ndaj të cilit po bën presion edhe Real Madrid.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *