• |
ide | kryesore

Gol ndaj Chelsea, akord me Real: Zidane bind talentin serb që vlen 60 milionë euro…

Sport



Luka Joviç do të jetë një lojtar i ri i Real Madrid, që ka hedhur sytë nga e ardhmja . Edhe AS, e përditshmja spanjolle pranë klubit Blancos, ka konfirmuar transferimin, duke shtuar madje edhe shifrat e marrëveshjes. Operacioni, që do të sjellë më së fundi një bomber të ri në duart e Zidane, do t’i kushtojë kryeqytetasve rreth 60 milion euro: 48 për Eintrachtin dhe 12 për Benfikën, që kishte siguruar 20 përqind në rast të rishitjes së sulmuesit të ri dhe shumë të talentuar. Për Joviç, madrilenët kanë gati një kontratë prej gjashtë sezonesh.

Nuk mund të konsiderohet një lëvizje e thjeshte, mjafton të kuptosh shifrën prej 60 milionë euro për një nga talented më të rëndësishëm të panoramës europiane: sulmuesi 21vjecar serb, këtë sezon ka shënuar 26 gola, i fundit kundër Chelsea në gjysëmfinalen e vajtjes së Europa League, e ka shpërndarë shtatë asist në 44 ndeshje të luajtura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *