• |
ide | kryesore

Selena Gomez fotografohet në krahët e një mashkulli

Paparazzi, Slider



Pas ndarjes nga Justin Bieber, Selena Gomez kaloi një periudhë shumë të vështirë që ndikoi për keq në psikologjinë e saj. Për disa javë ajo qëndroi në një qendër rehabilitimi dhe tashmë i është dedikuar plotësisht kujdesit ndaj vetes. Pavarësisht se ndarja me Justin ishte e vështirë, duket se ajo e ka kaluar, sepse së fundmi është parë në krahët e një djali tjetër. Ditën e dielë Selena dhe miqtë e saj e kaluan në “Disneyland” në Kaliforni dhe aty ajo u fotografua duke u mbështetur në shpatullat e një djali misterioz.

Këngëtarja u mundua që ta fshihte sa më shumë imazhin e saj, sepse u pa me kapele dhe syze në kokë. Selena duket se e ka shijuar në maksimum udhëtimin me miqtë e saj, duke qenë se është shfaqur gjithë kohën shumë e lumtur. Pavarësisht se kohët e fundit është folur shumë për raportin e saj me Justin, i cili tashmë është i martuar me Hailey Baldwin, Selena duket se nuk i intereson më asgjë tjetër veçse vetes së saj.

E



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *