• |
ide | kryesore

Të dashurit të Dua Lipës nuk i shqiten sytë nga të pasmet e JLo

Paparazzi, Slider



Dua Lipa e kishte për herë të parë Met Gala-në, që konsiderohet eventi më i rëndësishëm i modës ose Oscar-et e modës. Dhe, vendosi të marrë me vete edhe partnerin e saj Isaac Carew, i cili e shoqëroi në tapetin e kuq ku Dua pozoi me një fustan super ekstravagant të Versace-s.

Por, ndërsa në orët e para ishte si gjithmonë Dua ylli i mbrëmjes dhe Isaac i ndenji nga pas duke u kujdesur edhe për flokët e saj, këto orët e fundit situata është përmbysur.

Një foto ku Jennifer Lopez pozon plot sensualitet në tapetin e kuq, me nga pas Isaac-un që ia ka ngulur sytë të pasmeve të saj, duket se është e preferuara e revistave të modës.

Isaac u kthye sigurisht, brenda orës në një personazh mediatik.

Duhet thënë se nuk është hera e parë që Isaac kapet mat në situata jo fort komode.

Në qershor të vitit të kaluar, kur ata nuk kishin shumë që sapo ishin kthyer bashkë, Isaac u fotografua teksa kërcente me dikë tjetër në një klub homoseksualësh në Londër.

Për këtë incident, ai u përgjigj me një postim të gjatë në Instagram ku shkruante se fotot ishin kapur në dritë të ulët, por ai nuk kishte asgjë me personin me të cilin kërcente përveçse miqësi. Isaac theksoi se ai e dashuron dhe e respekton të dashurën e tij Dua Lipa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *