• |
ide | kryesore

Trump rrit tarifat mbi mallrat nga Kina, bursat shënojnë ulje të menjëhershme

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka paralajmëruar rritjen e tarifave mbi mallrat kineze, duke shkaktuar rënien e menjëhershme të tregjeve globale të aksioneve. “Tarifat prej 10% mbi mallra kinezë me vlerë 200 miliardë dollarë, do të shkojnë në 25%, e do të ketë dhe të tjera shtesa. Marrëveshja e tregtisë me Kinën, po ecën shumë ngadalë, ndërkohë që ata përpiqen të negociojnë. Jo, ska për të ndodhur!!”- shkroi të premten në llogarinë e tij personale në “Twitter” kreu i Shtëpisë së Bardhë, duke hedhur poshtë shpresat për arritjen e marrëveshjeje të afërt tregtare me Kinën.

Pas këtij njoftimi, mediat amerikane raportojnë se Pekini zyrtar po konsideron anullimin e takimeve të parashikuara për këtë javë në Washington. “Deklaratat e Trumpit kanë injektuar më shumë paqartësi në negociata, dhe rrezikojnë të zgjasin këtë periudhë, ndoshta deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA.”- u shpreh drejtori për Azinë në Grupin Euroazia, Michael Hirson.

Vendosja e tarifave mbi mallrat kinezë është argumentuar nga Trump si një kundërmasë ndaj atyre që i cilëson si “praktika të padrejta tregtare” të Kinës ndaj SHBA-ve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *