• |
ide | kryesore

Video/ Tifozët i kërkojnë qendrimin tek Chelsea, Hazard refuzon me kokë

Sport, Video



Pritet të mbyllet pas shtatë sezonesh më shumë se sa pozitive aventura e Eden Hazard te Chelsea: shumë zëra që flasin për një lamtumirë të kampionit belg në fund të sezonit, të konfirmuara madje edhe nga vetë i interesuari.

I ndaluar, ndërsa është në timon, nga disa tifozë të Bluve që i kërkojnë të qëndrojë në Londër, ish-lojtari i Lille nuk duhet se jep shumë shpresa për këtë kërkesë, me një gjest që flet më shumë se mijëra fjalë.

Në videon e publikuar nga “Bleacher Report”, Hazard ka tundur kokën në shenjë mohimi duke dhuruar dhe një buzëqeshje, për t’u larguar më pas mes thirrjeve ironike të tifozëve të tij.

Në pritje duket se është Real Madrid i idhullit të tij të fëmijërisë Zinedine Zidane: rikthimi i “Zizou” në stol mund të ketë luajtur një rol vendimtar në bindjen e sulmuesit 28-vjeçar, tashmë gati për të hedhur hapin e madh për të fituar aq shumë të ëndërruarën Champions League.

https://www.youtube.com/watch?v=yvbXJd3xK3U



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *