• |
ide | kryesore

Psg ndërhyn mes Juventus e Allegri: ëndërra e Agnelli është Guardiola

Sport



Mes Massimiliano Allegri e Juventus po ndërhyn me vendosmëri Paris Saint Germain. Ajo që dukej thjesht një zë, është transformuar në një tratativë. Tekniku livornez ka marrë një ofertë të vërtetë, kontratë tre vjecare me një pagesë gati dyfish në krahasim me atë që merr aktualisht tek Juventus, 7.5 milionë euro. Allegri po mendon seriozisht, duke vlerësuar opsionet, por Juventus nuk është i papërgatitur për këtë skenar.

Kjo ofertë e Paris Saint Germain do të jetë një argument më shumë që Allegri të mund të ketë në dorë, në momentin e takimit me presidentin Andrea Agnelli. Takim që në fakt është lajmëruar e nuk është zhvilluar ende, por që sigurisht është i pashmangshëm. Elementi i ri Psg rrezikon ta bëjë shumë të komplikuar respektimin e një kontrate që për momentin lidh ende dy palët për një tjetër sezon.

Nëse do të mbërrijë divorci Allegri-Juve, problemi i menjëhershëm do të ishte zëvendësimi. Emri i Antonio Conte sponsorizohet me entuziazëm të madh nga Pavel Nedved. Nëse një rikthim i teknikut pak kohë më parë dukej i pamundur, tani dicka po ndryshon. Fjalët e ish-tekniku bardhezi nuk të lënë dyshime: “Martesat, për të qenë të qartë, duhet të kërkohen nga të dyja palët. Të nesërmes nuk i dihet kurrë”. Por kjo e nesërme, në këtë pikë, mund të bëhet sot.

Por, nëse Conte mund të mendohet si zgjedhje e parë e Nedved, nuk është aspak kështu për Andrea Agnelli, që ka një ide fikse prej kohësh dhe është ajo për të sjellë në Torino Pep Guardiola. Kontaktet nuk kanë munguar, me teknikun katalanas e me të vëllain menaxher. Guardiola ka kontratë me Manchester City deri në 2021 e paguhet 23,5 milionë euro në sezon. Nëse problemi i pagës zgjidhet, ai i kontratës rrezikon të bëhet një pengesë e pakapërcyeshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *