• |
ide | kryesore

Video/ Mrekullia mbaron në Amsterdam: Moura dërgon Tottenham në finalen me Liverpool në sekondën e fundit…

F1, Sport, Video



Do të jetë Tottenham-Liverpool finalja e madhe e Champions League 2019, në program në Wanda Metropolitano të Madrid në 1 qershor. Në Amsterdam, në gjysëmfinalen e kthimit, londinezët arrijnë finalen e parë të historisë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, me një përmbysje të cmendur, duke dënuar një Ajax që në pjesën e parë shkoi dy gola në avantazh me De Ligt e Ziyech. Por me tre gola të shënuar, përfshirë atë të ndeshjes së parë, Spurs merren përsipër nga një Lucas Moura i jashtëzakonshëm, që fillimisht baraoi me dy gola në katër minuta, 55′ e 59′ e në sekondën e fundit të shtesës (95′), gjeti diagonale perfekte për të shkuar në finale.

E cmendur, emocionuese, e mrekullueshme gjysëmfinalja e luajtur në Johan Cruijff Arena. Esenca e futbollit u dha aty. Tottenham përmbushi një arritje historike, ndërsa Ajax hodhi poshtë mundin, në pjesën më të bukur, kur në Amsterdam kishin filluar të prenotonin biletat për Madrid. Por në 1 qershor kundër Liverpool, në Ëanda Metropolitano, do të shkojnë Spurs, për një finale të gjithën angleze. E para në Champions për skuadrën e Londrës, e 40° finaliste e ndryshme në historinë e kompeticionit. Përfundon 3-2 për formacionin e Pochettino, që përmbysi jo vetëm 0-1 të Londrës, por në 45′ parakoloi befasisht një skuadër që kishte shënuar dy herë në pjesën e parë. E gjitha kjo vepër e heroit të mbrëmjes, Lucas Moura, një që nuk do të ishte as titullar nëse Harry Kane nuk do të ishte dëmtuar. E ndërkohë braziliani firmosi një tregolësh epik, për të shkruar një tjetër kapitull të cmendur të Champions.

Pochettino në pushimin e lojës luajti gjithcka për gjithcka, duke hedhur në lojë Llorente. Tekniku argjentinas duhet të shënonte tre gola pa pësuar në 45′: por lëvizja ishte e gjetur dhe ekzaltoi gjithë skuadrës e Spurs. Ajax, që në pjesën e parë e kishte vënë tek litarët Tottenham, me golat e kapitenit De Ligt e Ziyech, u transformua në të dytën, ndoshta i frikësuar nga rikthimi i londinezëve dhe golave të shpejtë me të cilët Lucas barazoi rezultatin.

Ajax provoi të mbyllte diskutimin në kohën shtesë, akoma me Ziyech që vuri në vështirësi Lloris për pritjen e fundit të ndeshjes, përpara se të dilte në aventurë në sekondat e fundit. E megjithatë zgjidhja nuk erdhi nga kapiteni i Spurs, por nga diagonalja e Lucas në sekondat e fundit të lojës, kur Onana nuk bëri dot mrekullinë. Pochettino cmendet nga gëzimi, ndërsa djemtë e Ten Hag rrëzohen në gjynjë. Fiton Tottenham, por falë edhe Ajax. Në Madrid do të shkojë vetëm skuadra e Londrës, por spektakli ishte për të gjithë ata që dashurojnë futbollin.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/zl/ZL56.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *