• |
ide | kryesore

Dhuna në protestë, Ambasada Amerikane u bën thirrje palëve: Tregoni vetëpërmbajtje

Lajme, Të fundit



Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me përplasjet mes forcave policore dhe protestuesve para godinës së Parlamentit. Përmes një qendrimi zyrtar të shprehur në sajë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Ambasada u bën thirrje palëve të tregojnë vetëpërmbajtje, duke dënuar aktet e dhunës të shpërfaqura gjatë protestës së sotme.

“Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit.

Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje”, – shkruhet në postimin e Ambasadës .



12 Comments

  1. Ambasada pa ambasador?????

    Cila ambasade???

    Cili flet ne emer te ambasades???

    Askushi?

    Me siguri ndonje mbetje nga Lu i shkelqyeri Lu, nga kirgizstani i ndritur???

  2. Igji o pabuks..Do te vij edhe ty ku ti sot ben arrogantin..Por shembull ke karagjozin rama e ambasad qe nuk eshte..

  3. Tani dhe OSBE denon dhunen e opozites, por lejon dhunen e policise. POPULL MOS DEGJONI ME AMBASADORET !ATA QE SOT JANE ARMIQTE E POPULLIT TIM!

  4. O xhixhi ke te degjojm, na thuaj. Ke bashen salen ke ore ke? Qe jeni qire nga trut te gjith, ose u intereson gjurulldia per te mbrojutur gjen e vjedhur. Mblidhni mendjen o kara se dhe sikur te kthehet permbys e te vin ata qe jan ne opozit sot ne qeveri neser. Te njetat gjera do bejn do me vrasin mua qe kam ide kundra tyre. E keshtu me radh, dhe drurin do ta hash nje her ti e njeher un. POPULL KARR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *