• |
ide | kryesore

A do të ketë një kapitull të 4 John Wick?!

Paparazzi, Slider



Regjisori Chad Stahelski foli për finalen e “John Wick 3 – Parabellum” dhe për mundësinë e një kapitulli pasues. Në fund të filmit të tretë të sagës, John Wick është në gjendje të mjerueshme, por i gatshëm për të rinisur aksionin për një hakmarrje tjetër, gjë që të çon të mendohet për një tjetër kapitull.

Për regjisorin, finalja nuk duhet interpretuar si fillimi i një vazhdimi tjetër: “Njerëzit më pyesin gjithnjë, e kam mbyllur me një “cliffhanger”? Ka një kapitull 4 në horizont? Unë dhe Keanu nuk i kemi realizuar asnjëherë filmat me mendimin për të pasur një vazhdues. Nuk ka qenë kështu as për të parin dhe as për të dytin”.

“John mund t’i mbijetojë gjithçkaje, por nuk do të shkojë askund, sepse nuk ka asnjë vend ku të shkojë. Nëse ky personazh do të ekzistonte vërtet, si do të përfundonte në ditët e sotme? Nuk ka nga t’ia mbajë, është thjesht çështje kohe që gjithçka të marrë fund. Mua dhe Keanu na pëlqen finalja e “John Wick 3”. Thotë: “Po, edhe mund ta vrasësh, por ndoshta nuk ka ardhur ende ora e tij, sepse na pëlqen ky univers”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *