• |
ide | kryesore

Mediat serbe: Thaçi dhe Haradinaj të shkojnë në Hagë

Lajme



Mediat serbe kanë zgjedhur që në botimet e shtypit të shkruar, në fokus të kenë politikanët kosovarë, konkretisht presidentin Hashim Thaçi dhe deputetin, Daut Haradinaj.

Mediat në Serbi në faqet e para të gazetave të ditës së hënë kanë publikuar tituj me gjuhë të urrejtjes. Në botimin e ri, ‘Vecernje novosti’ shkruan “Kontrabanda përmes Serbisë financohet nga terroristët”. Shkrim ky referuar vendosjes së taksës 100 për qind nga ana e Kosovës ndaj mallrave serbe dhe hyrjes së tyre nëpër rrugë ilegale.

Gjithashtu  gazeta ‘Blic’ është marrë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj duke iu referuar si vëllai i kryeministrit.

Kjo media e përditshme hapet me kryeartikullin “Daut Haradinaj dhe Thaçi duhet të shkojnë në Hagë”.  Është e disata herë që mediat serbe përdorin një gjuhë agresive ndaj politikanëve shqiptarë në Kosovë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *