• |
ide | kryesore

Champions, nuk pritet short i favorshëm për Partizanin

Sport



Matematika e titullit kampion e ka shpërngulur tashmë menjëherë vëmendjen në kompeticionin e Champions League ku Partizani do të marrë pjesë sezonin e ardhshëm. Natyrisht koeficienti i ulët i kampionatit është problematik, vetëm vazo e dytë në short dhe probabiliteti për tu përballur me rivalë të fortë e megjithatë nëse goglat do të jenë fatsjellëse mund të gjesh edhe skuadra të kalueshme.

Në vazon e parë prezantohen emra të rëndësishëm, mjafton të përmendësh Celtic, Crvena Zvezda apo Rosenborg, por nuk janë më pak problematikë formacione si Bate apo Qarabag, që kanë qenë shumë shpesh deri në fazën e grupeve të kompeticioneve më të rëndësishme të UEFA-s, por të kuqtë mund të kanë benefitin e selektimit që bën qeveria europiane e futbollit në raundin e parë të kompeticionit, për të shmangur transfertat e gjata. Në këtë pikë, ndosht Partizani mund të shmangë një pjesë të mirë të favoritëve, por duhet të bëjë llogaritë me skuadrat fqinje, ku përvec serbëve të Zvezdës është edhe Shkëndija e Tetovës, pa harruar se skuadrat e Lindjes mund të jenë gjithashtu kundërshtarë të mundshëm, e po flasim për emra të të gjithë prestigjit si Ludogorets, Maribor apo Sheriff Tiraspol.

Kryeqytetasit janë kthyer të luajnë në turneun më të rëndësishëm Europian, tre vjet nga prezenca e fundit, ku eleminoi në mënyrë spektakolare hungarezët e Ferencváros me 11 metërsha, përpara se të dorëzohej në raundin e tretë kundër austriakëve të Red Bull Salzburg me rezultatin e përgjithshëm 0–3. Sigurisht që Partizani kërkon të bëjë mirë në Europë, për ti dhënë një tjetër dimension klubit, por shortin e ka të qartë se nuk do ta ketë shumë dashamirës…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *