• |
ide | kryesore

Video/ Kastrioti merr barazimin në kryeqytet: Tirana në duart e Laçit, tërbohet Mema: “Dy luajnë të tjerët shohin”

F1, Sport, Video



Kastrioti mund të jetë zero përballë Tiranës në arrogancën e presidentit Halili, por në Selman Stërmasi ka qenë fare pranë fitores ndaj kryeqytetasve. Nuk ka shkuar si duhet për Tiranën, sfida mbijetesë me Kastriotin, që bllokon 24 herë kampionët në një 0-0, që ndoshta ndoshta ngjan me mbijetesë. Natyrisht dy javët e fundit do të përcaktojnë skuadrën që do të rrëzohet nga Kategoria, por bardheblutë javën e ardhshme shkojnë në Lac, ku kontradiktat mes klubeve është gati armiqësi.

Krutanët kanë bërë punën më të madhe, kanë shkuar pranë fitores, por me rëndësi ishte që nuk dolën të mundur. Devolli është ekzaltuar nga përfaqësimi i të tijve, në një ndeshje pa tifozë, duke harruar edhe mungesën e Kalajas të dëmtuar. “Këta lojtarë nuk meritojnë të rrëzohen, jemi më afër shpëtimit se kurrë”, ka thënë tekniku gjirokastrit pas ndeshjes.

Krejt tjetër atmosfera në kampin bardheblu, ku pika ndihet në ndërgjegjen e Ardian Memës se mund të mos mjaftojë. Tekniku i bardhebluve është tërbuar nga sjellja e lojtarëve dhe pas ndeshjes nuk është mbajtur më: “Ka qenë një ndeshje që e kemi konsideruar si finale, por nuk dhamë asgjë në fushë. Nuk është normale që dy lojtarë sakrifikojnë, të tjerët shohin si luhet loja” ka deklaruar tekniku.

Për zonën europiane të renditjes është bërë një amulli totale për vendin e katërt, me Kukësin e Teutën që duken të favorizuar për tu renditur pas Partizanit. Në fakt, me të rinjtë në fushë, kampionët e sapokurorëzuar janë mundur 2-0 në Niko Dovana përballë Teutës, që shkon me 54 pikë, vetëm një distancë larg Kukësit që është rrëzuar 3-0 përballë Skënderbeut. Për Shkëmbin një rezultat i rëndësishëm, edhe pse tekniku i njeh favorin të kuqve: “Nuk do ishte e njëjta ndeshje kundër Partizanit me titullarë” – tregues i qartë se kjo fitore nuk ishte e vështirë.

E papritur është humbja e Kukësit, por sic duket skuadra e Gjokës e ka mendjen tek finalja e Kupës së Shqipërisë. Blutë kanë kompromentuar vendin e dytë, të ndjekur nga Teuta, por megjithatë duket se nuk do të kenë problem Europën, që e ndjekin në dy drejtime. Është më e shëmtuara: “Nuk e imagjinoja dot, por ndodhi. Javën që vjen do të ketë një ritëm tjetër. Kemi marrë një shuplakë të rëndë” përfundoi Gjoka.

Skënderbeu ka barazuar Lacin me 49 pikë dhe është dy pikë larg Flamurtarit, në një bvetejë të gjithën për vendin e katërt, që vlen Europën nëse Kukësi fiton Kupën. Vlonjatët e shumë problemeve kanë befasuar në shtëpi duke mundur 1-0 Lacin, e duke e parakaluar skuadrën e Starovës, që mbetet në garë në dy javët e fundit.

JAVA E 34
Kukësi 0 – 3 Skënderbeu
Tirana 0 – 0 Kastrioti
Teuta 2 – 0 Partizani
Flamurtari 1 – 0 Laçi
Kamza 0 – 3 Luftëtari



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *