• |
ide | kryesore

Bllokimi i merkatos, detyron Chelsean të rinovojë me Giroud

Sport



Tashmë është zyrtare. Chelsea ka aktivizuar një klauzolë në kontratën e Olivier Giroud duke e zgjatur për një tjetër sezon. Ndërkombëtari francez, e ardhmja e të cilit ishte e lidhur me një kthim në Francë, ku Lyon, Marseille dhe Nice dukeshin të interesuara, tani do të qëndrojë te Blutë deri në qershor 2020.

“Jam shumë i lumtur të nënshkruaj një kontratë të re. Me të vërtetë kam dashur të qëndroj të paktën një vit më shumë. Jam ndjerë pjesë e ekipit, si në familjen time, që nga fillimi, dhe shpresoj se do të ketë më shumë trofe që do të vijnë”, tha Olivier Giroud pas zgjatjes së kontratës së tij.

“Ne jemi shumë të lumtur që Olivier do të jetë një lojtar i Chelsea edhe për një tjetër sezon. Kanë kaluar 18 muaj që kur na është bashkuar, ai nganjëherë duhej të ishte i durueshëm dhe të priste mundësi, por megjithatë ka qenë në gjendje të japë një kontribut pozitiv në ekip”, shtoi Marina Granovskaia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *