• |
ide | kryesore

FOTO/ Përplasja fatale me kamionin që i mori jetën zyrtarit shqiptar në Rumani

Lajme, Të fundit



Zyrtari shqiptar Ervin Dervina, Oficer i Kontaktit të Shqipërisë pranë Qendrës për Forcimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), si dhe bashkëshortja e tij, shtetase rumune humbën jetën sot në një aksident tragjik.

Mediat rumune kanë publikuar foto dhe detaje të aksidentit në krahinën Mureş në rrugën kombëtare 15, ndërmjet Brnukovenës dhe Susenit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15.00 dhe sipas mediave vendase nga aksidenti fatal humbën jetën 2 persona dhe 4 të tjerë janë plagosur. Dervina ka qenë në një automjet tip Opel me targa diplomatike bashkë me bashkëshorten.

Në rrethana ende të panjohura një kamion dhe 2 automjete janw përplasur. Kamioni është përmbysur ndërsa automjetet kanë dalë nga rruga. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia, mjetet zjarrfikëse dhe një helikopter për të nxjerrë viktimat dhe të plagosurit që kishin mbetur të bllokuar. ©LAPSI.al

1 2 62047812

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *