• |
ide | kryesore

Bayern Munich, Hoeness konfirmon interesin për Leroy Sané

Sport



Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness ka konfirmuar interesin e kampionëve të Gjermanisë për Leroy Sane, aktualisht te Manchester City. “Ne flasim”, tha ai për “Süddeutsche Zeitung”, duke e bërë të qartë se një transferim ishte konsideruar.

Ndërkombëtari gjerman është në kontratë me Manchester City deri në 2021-in dhe trajneri i tij Pep Guardiola shpreson ta mbajë lojtarin e tij edhe për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, klubi mund ta konsideronte shitjen e tij, veçanërisht për shkak të sanksioneve që lidhen FFP.

Sulmuesi i bavarezëve Robert Lewandowski gjithashtu ka dhënë mendimin e tij për këtë transferim të mundshëm: “Sane është nje lojtar me shumë cilësi. Futbollistë të tillë mund ta bëjnë skuadrën të rritet që nga dita e parë që mbërrin. E di që do të ndodhin surpriza në tregun e transferimeve”, u shpreh polaku, golashënuesi më i mirë i kampionatit gjerman.

Bayern Munich po kërkon për lojtarë sulmi për të zëvendësuar Franck Ribery dhe Arjen Robben, që do të largohen nga klubi në fund të sezonit. Në sektorin e mbrojtjes, dy kampionë të botës tashmë i janë bashkuar zyrtarisht ekipit: Lucas Hernandes dhe Benajmin Pavard.

Leroy Sané, nga ana e tij, pak nga pak e ka humbur vendin e titullarit me Manchester City këtë sezon. Me paraqitjet impresionuese të Bernardo Silva dhe Raheen Sterling, lojtari i ri gjerman shpesh është lënë në stol nga Pep Guardiola.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *